Shendeti Publik
Cfare eshte shendeti?
Informacion
=> Trajnime ne kuader te edukimit ne vazhdim
Foto Shendeti Publik
Video
Lini komentet tuaja
Postoni dhe ju vete
Forumi SH.P
Materiale
Informacione te postuara nga perdoruesit
Shkarkoni
Votoni dhe ju
Kontaktoni admin
Numri i vizitoreve
Links
Ligje
Lajme mbi shendetin
Informacion

Informacion

Termi “shendet publik” ka shume kuptime. Ato fillojne me kuptimin e ngushte te termit dhe perfundojne ne nje kuptim shume me te gjere te tij, duke perfshire edhe nje sere kuptimesh te ndermjetme. Kuptimi me I ngushte I fjales shendet publik perkufizon disa aktivitete parandaluese te organizuara, sidomos lidhur me higjenizimin mjedisor dhe kontrollin e semundjeve infektive , me synim mbrojtjen e shendetit te popullates. Ne polin tjeter, ne kuptimin me te gjere te fjales, shendeti publik perkufizon nje rang mjaft te gjere te aktiviteteve te organizuara, te lidhura jo vetem me sherbimet shendetsore, parandaluese dhe terapeutike, por edhe me mjaft komponente te tjere me ndikim ne nje sistem shendetsor kombetar. Keto perfshijne ceshtje te lidhura me sjelljen shendesore, trajnimin e personelit, ndertimin e infrastruktures, organizimin e programeve, mbeshtetjen e nevojshme ekonomike, si dhe disa strategji qe ndermerren per te siguruar drejtesine ne shperndarjen e sherbimeve shendetsore, apo cilesine e tyre. Ky liber ka aplikuar kuptimin me te gjere te shendetit publik, megjithese theksi I tij eshte dukshem ne anen e promovimit te shendetit. Ne kete menyre diskutimi mbi spitalet eshte vetem anesor, duke pranuar gjithesesi peshen e madhe te buxhetit spitalor ne financimin e sistemit shendetsor. Trajtimi ne liber I semundjeve kronike, jo infektive, lidhur me matjen dhe parandalimin e tyre, eshte po aq I detajuar sa ai I semundjeve infektive, dhe jane perfshire gjithashtu pasojat ne shendet te aksidenteve dhe dhunes.Nje kapitull I plote I eshte kushtuar shendetit te familjes, perfshire ketu jo vetem sherbimet shendetsore tradicionale te nenes dhe femijes, por edhe shendeti I te moshuarve. Nje kapitull tjeter trajton tema te tilla si shendeti mendor, apo grupet me nevoja speciale ne popullate. Ceshtjeve e shendetit mjedisor, te cilat rralle vleresohen nga mjeket, u eshte kushtuar vemendja e duhur ne kapitullin perkates. Per tu permendur eshte ekzaminimi I plote dhe I thelluar I mjaft ceshtjeve te ekonomise shendetsore, forcat qe ndikojne ne rritjen e kostos dhe strategjite per kontrollin e kostos. Keto jane shoqeruar me trajtimin e ceshtjeve te planifikimit dhe menaxhimit te sistemeve shendetsore kombetare, ne sfond te teorive te pergjithshme te planifikimit dhe menaxhimit ne shoqerine moderne. Analiza e modeleve klasike te sistemeve shendetsore eshte ilustruar me sistemin Gjerman (ku lindi mbrojtja shendetsore sociale), Britanine e Madhe ( dhe Sistemin Shendetsor Nacional te saj), Kanadane (ku iniciativa u ka takuar provincave), vendet Skandinave, Bashkimin Sovjetik dhe se fundi Shtetet e Bashkuara me liberalizmin e tyre. Nje seksion I vecanerisht I rendesishem I eshte kushtuar ndryshimeve me te fundit ne Rusine post komuniste, ku gjendja shendetsore eshte perkeqesuar qe prej renies se ish Bashkimit Sovietik, dhe ku jane duke u zbatuar reforma te rendesishme. Te gjitha vendet jane angazhuar ne menyre apo ne nje tjeter ne reformimin e sistemeve te tyre shendetsore. Ato jane jane ndergjegjesuar lidhur me rendesine e forcimit te sherbimeve shendetsore parandaluese te organizuara ne komunitet, ne te njejten kohe me sherbimet terapeutike. Nje prirje e tille ndihmon ne zhvillimin e pergjithshem te vendit. Ne Shtetet e Bashkuara nje perqindje ne rritje e popullates merr sherbime prej agjensive te kujdesit specifik, ose nepermjet qendrave shendetsore dhe spitaleve si psh agjensite e ruajtjes se shendetit (ARSH-te), ose nepermjet mjekeve te pavarur qe ofrojne mbulese te organizuar. Organizime te tilla nxisin permiresimin e kujdesit paresor duke frenuar hospitalizimet apo perdorimin e panevojshem te teknologjise se shtrenjte. Mjeket kliniciste dhe studentet e mjekesise shpesh e interpretojne “shendetin publik” sipas perkufizimit te ngushte. Nga ky koncept mjekesia klinike, e fokusuar ne kujdesin per pacientin, e sheh veten shume larg. Ne kete kendveshtrim sistemi shendetsor kombetar, pjese e te cilit jane si kujdesi per pacientin ashtu edhe parandalimi I organizuar komunitar, ngelet teresisht I injoruar. Ne kete liber ofrohet nje veshtrim I gjere pikerisht mbi sistemet shendetsore kombetare. Nepermjet perdorimit te kesaj perspektive te gjere, libri qe keni ne duar do te mund te ndihmoje secilin lexues te kuptoje dhe vleresoje vendin qe ai personalisht ze ne sistemin shendetsor. Ai do te mund te korrigjoje apo sheroje miopine prej se ciles cdo specialist, sado I dedikuar qofte, mund te vuaje. Duke kuptuar pozicioni dhe rolin e tij/saj ne sistemin shendetsor, ai/ajo do te jete me I afte ta luaje ate rol ne menyre me efektive. Koncepri I “shendetit te ri publik” eshte nje kontribut I rendesishem ne mesimdhenien lidhur me shendetin publik. Ai lidh nocionet klasike te shendetit publik si masat sanitare, higjena, epidemiologjia, te zhvilluara gjate shekullit te kaluar, me konceptet e reja te nje kujdesi shendetsor universal, menaxhimin dhe ekonomine e sistemeve shendetsore ne nje qasje te modeluar per shekullin e 21-te. Ai ndihmon ne pergatitjen intelektuale te studenteve, ne menyre te tille qe ti beje ata te afte per te perballuar boten e kujdesit te menaxhuar dhe degezimet e saj te shumta, si dhe duke inkorporuar principet e promovimit te shendetit dhe pergjegjshmerise komunitare, te gjeneruara nga strategjia e kujdesit shendetsor paresor te Alma Ates, tregon rruget per arritjen e shendetit per te gjithe. Ka nje prirje per mjekun qe punon ne kliniken e tij private te humbe dalengadale vizionin e gjere qe ka marre gjate edukimit te tij ne fakultet. Kjo me sa duket nuk eshte e vertete per mjekun klinicist qe punon ne nje strukture te organizuar. Prirja ne sistemin shendetsor eshte drejt sherbimeve te organizuara dhe kjo eshte nje shenje e mire.


Created from Genci Dervishi & RC Studio 

copyright©2007



Numri i vizitoreve eshte: 59526 visitors (137253 hits)
Shendeti Publik This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free