Shendeti Publik
Cfare eshte shendeti?
Informacion
Foto Shendeti Publik
Video
Lini komentet tuaja
Postoni dhe ju vete
Forumi SH.P
Materiale
Informacione te postuara nga perdoruesit
Shkarkoni
Votoni dhe ju
Kontaktoni admin
Numri i vizitoreve
Links
Ligje
Lajme mbi shendetin
Lajme mbi shendetin
Informohuni per te rejat e fundit mbi shendetesine
Pas 25 vitesh, nis projekti i dezinsektimit kundër mushkonjave
Ministria e Shendetesise on 04/22/2014 at 8:44am (UTC)
 Tiranë, 09/04/2014 – Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, 7 Prill, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë në një takim në Parkun Kombëtar të Karavastasë në Divjakë, me përfaqësues të qeverisjes vendore, specialistë e drejtues të ISHP-së dhe gazetarë, ku prezantoi punën përgatitore të ministrisë së shëndetësisë dhe ISHP-së për lançimin e projektit të dezinsektimin të vektorëve, shkaktarëve të bartjes dhe përhapjes së sëmundjeve infektive. Ky program përkoi edhe me temën e 7 Prillit - Ditës Botërore të Shëndetit për këtë vit, - e cila ka të bëjë posaçërisht me thirrjen që OBSH bën në lidhje me ndërgjegjësimin dhe masat që duhen ndërmarrë për të siguruar një mbrojtje më të mirë nga sëmundjet që përhapen me vektorë

Për herë të parë pas 25 vitesh, tha z. Beqaj, do të realizojmë një program dezinsektimi bazuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e misionit fakt-mbledhës të ekspertëve të OBSH-së, që sapo përfundoi aktivitetin në terren. “Janë përcaktuar të gjitha zonat ku do të duhet të ndërhyjmë,” vazhdoi më tej Ministri Beqaj, duke shtuar se “unë besoj se angazhimi yne drejt mbulimit universal ka, do të ketë në fokus shëndetin, pra qëllimi ynë është të mos merremi me sëmundjen pasi ajo të ketë ndodhur, por të përpiqemi sa më shumë ta spostojmë fokusin tek shëndeti, në mënyrë që të mund të parandalojmë sa më shumë të jetë e mundur, apo edhe kur të duhet të ndërhyjmë, të ndërhyjmë në mënyrë më të shënjestruar”.



---###---

 

Raste me Antraks kutan në rrethin Tepelenë
Instituti i Shendetit Publik on 04/22/2014 at 8:25am (UTC)
 Më datë 02.03.2014 Shërbimi Epidemiologjik i rrethit Tepelenë ka njoftuar në Institutin e Shëndetit Publik lidhur me 4 raste Antraks kutan të paraqitura në spitalin e Tepelenës.

Personat janë infektuar nga manipulimi me mishin e një lope të therur sforcimisht (e sëmurë) me datë 22.03.2014.

Zona e prekur i përket fshatit Arrëz e Madhe, Komuna Luftinjë, vatër kjo e njohur Antraksi, ku në vitin 2003 kanë ngordhur disa bagëti të prekura nga Antraksi.

Personat e prekur po trajtohen në spitalin e Tepelenës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, situata është në kontroll. Vazhdon hetimi epidemiologjik në vatër për marrjen e masave përkatëse dhe në ditet në vazhdim do të ketë informacion të përditësuar.
 

<-Back

 1 

Continue->


Numri i vizitoreve eshte: 59523 visitors (137250 hits)
Shendeti Publik This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free