Shendeti Publik
Cfare eshte shendeti?
Informacion
Foto Shendeti Publik
Video
Lini komentet tuaja
Postoni dhe ju vete
Forumi SH.P
Materiale
Informacione te postuara nga perdoruesit
=> Postuar nga Jonida Jonida Myftaraj
=> TULCKINKSI
Shkarkoni
Votoni dhe ju
Kontaktoni admin
Numri i vizitoreve
Links
Ligje
Lajme mbi shendetin
Postuar nga Jonida Jonida Myftaraj
Postuar nga Jonida Myftaraj


Eshtë vërtet e këndshme të jesh i gatshëm për të transmetuar lajme të mira
dhe shpresëdhënëse. Por në fushën e mjekësisë kjo nuk ndodh shpesh. Edhe pse
u realizua vaksina Meningacoçal C, kundër meningjitit që në vitin 1999,
rastet e të prekurve nga kjo sëmundje, përgjithësisht fëmijët nën moshën 5
vjeç u shtuan me ritme të shpejta. Rasti i parë i vaksinimit në Angli kundër
meningjitit ka ndodhur në 1992, me injektimin e Haemophilus Influenzae tipi
B, e quajtur ndryshe Hib, ndryshoi numrin e të prekurve nga kjo sëmundje nga
800 të prekur e 25 të vdekur, që raportoheshin çdo vit në Angli, në rreth 50
të prekur falë vaksinimit. Por nuk duhet të mjaftohemi dhe të kënaqemi me
kaq. Ekziston një numër i pafund bakteresh e virusesh që mund të shkaktojnë
meningjit, për të cilët nuk ka akoma një vaksinë efikase.
Meningjiti
Termi realisht nuk përshkruan sipërfaqen e vërtetë që prek sëmundja.
Meningjiti në parim ka të bëjë me inflamimin e meningeve, të cilat janë
veshjet e trurit. Tipi i shfaqjes së sëmundjes ndryshon në varësi të
shkaktarit të meningjitit nga viruset, bakteret, kërpudhat. Meningjiti viral
shfaqet pothuajse në të njëjtat kondita brenda katër ose dhjetë ditëve.
Kështu pjesa më e madhe e fëmijëve që dallojnë këto simptoma kanë mundësi
për të kuruar në kohë sëmundjen pa u shfaqur dhimbjet e forta të kokës dhe
lodhja e rënduar.
Simptomat
Shfaqja e sëmundjes së meningjitit shoqërohet edhe me simptomat e saj të
para, si dhe me theksimin e tyre me avancimin e sëmundjes. Në shenjat e para
dallojnë duart dhe këmbët e ftohta, dhimbje në këmbë dhe ndryshime anormale
të ngjyrës së lëkurës. Ndër simptomat e tjera të shfaqura te fëmijët
përfshihen: temperaturë, ethe, dhimbje koke, të vjella, neveri ndaj
ushqimit, mpirje të qafës, probleme me ndriçimin dhe dritën e diellit,
përgjumje, pështjellim idesh e konfuzion. Simptoma kryesore e meningjitit
septocemial janë disa njolla të cilat nuk ndryshojnë ngjyrë edhe po ti
shtrëngosh me dorë. Këto shenja mund të shfaqen si njolla të vogla në çdo
pjesë të trupit dhe mund të shpërhapen si njolla të nxira, të mavijosura.
Këto njolla krijohen nga gjaku i infektuar që qarkullon në indet nën lëkurë.
Grupmoshat më të prekura
Sëmundja e meningjitit shfaqet në muajt e dimrit. Ajo mund të zhvillohet me
hapa të shpejtë dhe në format më serioze të shfaqjes meningjiti mund të
shfaqet shkatërruese, madje dhe vdekjeprurëse. Fëmijët nën moshën një vjeç
janë më të rrezikuar, krahasuar më fëmijët nga mosha një deri në pesë vjeç.
Deri në momentin e zbulimit dhe injektimit të një vaksine efikase e cila do
të mund të mbrojë nervat dhe muskujt e trurit nga këto tkurrje dhe
shtrëngime, si dhe shfaqja e plotë e meningjitit, është e domosdoshme që
prindërit të jenë të vetëdijshëm, dhe të ndërgjegjësohen për simptomat dhe
shenjat e shfaqjes së sëmundjes për ta parandaluar apo shmangur atë. Në këtë
mënyrë do të mbrohet shëndeti dhe jeta e fëmijës.
Simptomat e para me të cilat shfaqet meningjiti
- Duart dhe këmbët e ftohta
- Dhimbje në këmbë
- Ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës
- Temperaturë
- Ethe
- Dhimbje koke
- Të vjella
- Neveri ndaj ushqimit
- Mpirje të qafës
- Probleme me ndriçimin dhe dritën e diellit
- Përgjumje
- Pështjellim idesh e konfuzion
Si ta njohim meningjitin dhe shkaktarët
Meningjiti është ënjtje e cipës së trurit. Format më serioze të meningjitit
shkaktohen nga bakteret. Po ashtu edhe helmimi i gjakut shkaktohet nga e
njëjta baktere që shkakton meningjitin. Një person mund të marrë meningjitin
dhe helmimin e gjakut në të njëjtën kohë. Mbrojtja më e mirë është sigurimi
i vaksinimit kundër meningjitit dhe helmimit të gjakut. Vaksinat i jepen të
gjitha bebeve në programin e vaksinimit të fëmijërisë për mbrojtjen kundër
llojeve të ndryshme të meningjitit dhe helmimit të gjakut. Çdo person i
rritur mbi moshën 65 vjeç mund të vaksinohet kundër meningjitit të
pneumonisë. Gjithashtu edhe njerëzit e të gjitha moshave me probleme
shëndetësore dhe që vihen në rrezik nga sëmundja e pneumonisë mund te
vaksinohen kundër saj.
Meningjiti mund të kapë çdo grupmoshë
Meningjiti nuk është sëmundje serioze. Ai mund të kapë çdo person, në çdo
moshë, por bebet, fëmijët e vegjël dhe të rinjtë janë më shumë në rrezik.
Meningjiti nuk është i zakonshëm, por ai mund të jetë vdekjeprurës brenda
disa orësh. Shumë njerëz mbijetojnë, nëse ata diagnostikohen herët, por disa
të tjerë mbeten të paaftë përgjithmonë,
kurse të tjerë mund të duan kohë të shërohen plotësisht. Një mënyrë e
rëndësishme për të mbrojtur familjen tuaj është vaksinimi. Por disa lloje
meningjiti nuk mund të parandalohen, kështu që është e rëndësishme të dini
mbi sëmundjet dhe shenjat e tyre. Çdo person me ka nevojë për ndihmë
urgjente. Vaksina e TB, të cilën bebet duhet ta marrin që në lindje, i jep
mbrojtje të veçantë fëmijëve kundër meningjitit TB.
Cilat janë shenjat e shfaqjes së meningjitit
Shenjat dhe simptomat e shfaqjes që vihen tek bebet përfshijnë: pjesë e butë
e dalë ose e fryrë në kokën e fëmijës, kundërshtim i ushqimit, fëmija është
nervoz kur merret ne krahë dhe me qarje me zë të lartë ose rënkuese. Po
ashtu trupi është i mpirë, me lëvizje të pakontrolluara ose i këputur dhe pa
jetë. Por jo çdo person i ka të gjitha shenjat dhe ato mund të paraqiten në
çdo radhë. Nëse ka acarim lëkure, ju duhet të bëni testin e Gotës. Shtypni
një gotë kundrejt acarimit. Nëse acarimi nuk zhduket dhe ju e shikoni atë
nga xhami, kërkoni ndihmë menjëherë. Acarimi i lëkurës mund të jetë më i
vështirë që të dallohet mbi lëkurë të errët. Kështu që shikoni për puçrra
nëpër trup, veçanërisht në zonat e zbehta siç janë pëllëmba e dorës ose
shputa e këmbës.
Viruset dhe bakteret shkaktarët e meningjitit
Meningjiti është sëmundje ngjitëse e cila karakterizohet me ndezjen e cipave
që mbështjellin trurin. Shkaktarët e meningjitit mund të jenë viruset dhe
bakteret. Periudha nga infeksioni e deri tek shenjat e sëmundjes mund të
jetë nga 2-10 ditë dhe ajo varet nga shkaktari i sëmundjes. Të gjitha moshat
dhe të dy gjinitë mund të preken nga meningjiti, por më e shpeshtë është tek
fëmijët dhe të rinjtë. Rrugët e përhapjes gjenden te uji, ushqimi, kontakti
i drejtpërdrejtë me të sëmurin, insektet, ajri.  Në tërë rruzullin tokësor
lajmërohet si në formë sporadike, ashtu edhe në formë epidemike. Vërehet një
rritje në përfundim të verës dhe fillim të vjeshtës me shkaktarët viralë, e
sidomos ata nga zorrët apo enterovirus, dhe në periudhën e dimrit nga virusi
i gukave.
Numri i vizitoreve eshte: 59475 visitors (137067 hits)
Shendeti Publik This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free