Shendeti Publik
Cfare eshte shendeti?
Informacion
Foto Shendeti Publik
Video
Lini komentet tuaja
Postoni dhe ju vete
Forumi SH.P
Materiale
Informacione te postuara nga perdoruesit
=> Postuar nga Jonida Jonida Myftaraj
=> TULCKINKSI
Shkarkoni
Votoni dhe ju
Kontaktoni admin
Numri i vizitoreve
Links
Ligje
Lajme mbi shendetin
TULCKINKSI
*Ketu do te gjeni nje pjese nga libri, per ta lexuar te gjithe librin ju duhet ta shkarkoni ate*


Parathenie

 

Termi “shendet publik” ka shume kuptime. Ato fillojne me kuptimin e ngushte te termit dhe perfundojne ne nje kuptim shume me te gjere te tij, duke perfshire edhe nje sere kuptimesh te ndermjetme. Kuptimi me I ngushte I fjales shendet publik perkufizon disa aktivitete parandaluese te organizuara, sidomos lidhur me higjenizimin mjedisor dhe kontrollin e semundjeve infektive , me synim mbrojtjen e shendetit te popullates.

Ne polin tjeter, ne kuptimin me te gjere te fjales, shendeti publik perkufizon nje rang mjaft te gjere te aktiviteteve te organizuara, te lidhura jo vetem me sherbimet shendetsore, parandaluese dhe terapeutike, por edhe me mjaft komponente te tjere me ndikim ne nje sistem shendetsor kombetar. Keto perfshijne ceshtje te lidhura me sjelljen shendesore, trajnimin e personelit, ndertimin e infrastruktures, organizimin e programeve, mbeshtetjen e nevojshme ekonomike, si dhe disa strategji qe ndermerren per te siguruar drejtesine ne shperndarjen e sherbimeve shendetsore, apo cilesine e tyre.

Ky liber ka aplikuar kuptimin me te gjere te shendetit publik, megjithese theksi I tij eshte dukshem ne anen e promovimit te shendetit. Ne kete menyre diskutimi mbi spitalet eshte vetem anesor, duke pranuar gjithesesi peshen e madhe te buxhetit spitalor ne financimin e sistemit shendetsor. Trajtimi ne liber I semundjeve kronike, jo infektive, lidhur me matjen dhe parandalimin e tyre, eshte po aq I detajuar sa ai I semundjeve infektive, dhe jane perfshire gjithashtu pasojat ne shendet te aksidenteve dhe dhunes.Nje kapitull I plote I eshte kushtuar shendetit te familjes, perfshire ketu jo vetem sherbimet shendetsore tradicionale te nenes dhe femijes, por edhe shendeti I te moshuarve. Nje kapitull tjeter trajton tema te tilla si shendeti mendor, apo grupet me nevoja speciale ne popullate. Ceshtjeve e shendetit mjedisor, te cilat rralle vleresohen nga mjeket, u eshte kushtuar vemendja e duhur ne kapitullin perkates.

Per tu permendur eshte ekzaminimi I plote dhe I thelluar I mjaft ceshtjeve te ekonomise shendetsore, forcat qe ndikojne ne rritjen e kostos dhe strategjite per kontrollin e kostos. Keto jane shoqeruar me trajtimin e ceshtjeve te planifikimit dhe menaxhimit te sistemeve shendetsore kombetare, ne sfond te teorive te pergjithshme te planifikimit dhe menaxhimit ne shoqerine moderne.

Analiza e modeleve klasike te sistemeve shendetsore eshte ilustruar me sistemin Gjerman (ku lindi mbrojtja shendetsore sociale), Britanine e Madhe ( dhe Sistemin Shendetsor Nacional te saj), Kanadane (ku iniciativa u ka takuar provincave), vendet Skandinave, Bashkimin Sovjetik dhe se fundi Shtetet e Bashkuara me liberalizmin e tyre. Nje seksion I vecanerisht I rendesishem I eshte kushtuar ndryshimeve me te fundit ne Rusine post komuniste, ku gjendja shendetsore eshte perkeqesuar qe prej renies se ish Bashkimit Sovietik, dhe ku jane duke u zbatuar reforma te rendesishme.

Te gjitha vendet jane angazhuar ne menyre apo ne nje tjeter ne reformimin e sistemeve te tyre shendetsore. Ato jane jane ndergjegjesuar lidhur me rendesine e forcimit te sherbimeve shendetsore parandaluese te organizuara ne komunitet, ne te njejten kohe me sherbimet terapeutike. Nje prirje e tille ndihmon ne zhvillimin e pergjithshem te vendit.

Ne Shtetet e Bashkuara nje perqindje ne rritje e popullates merr sherbime prej agjensive te kujdesit specifik, ose nepermjet qendrave shendetsore dhe spitaleve si psh agjensite e ruajtjes se shendetit (ARSH-te), ose nepermjet mjekeve te pavarur qe ofrojne mbulese te organizuar. Organizime te tilla nxisin permiresimin e kujdesit paresor duke frenuar hospitalizimet apo perdorimin e panevojshem te teknologjise se shtrenjte.

Mjeket kliniciste dhe studentet e mjekesise shpesh e interpretojne “shendetin publik” sipas perkufizimit te ngushte. Nga ky koncept mjekesia klinike, e fokusuar ne kujdesin per pacientin, e sheh veten shume larg. Ne kete kendveshtrim sistemi shendetsor kombetar, pjese e te cilit jane si kujdesi per pacientin ashtu edhe parandalimi I organizuar komunitar, ngelet teresisht I injoruar. Ne kete liber ofrohet nje veshtrim I gjere pikerisht mbi sistemet shendetsore kombetare.

Nepermjet perdorimit te kesaj perspektive te gjere, libri qe keni ne duar do te mund te ndihmoje secilin lexues te kuptoje dhe vleresoje vendin qe ai personalisht ze ne sistemin shendetsor. Ai do te mund te korrigjoje apo sheroje miopine prej se ciles cdo specialist, sado I dedikuar qofte, mund te vuaje. Duke kuptuar pozicioni dhe rolin e tij/saj ne sistemin shendetsor, ai/ajo do te jete me I afte ta luaje ate rol ne menyre me efektive.

Koncepri I “shendetit te ri publik” eshte nje kontribut I rendesishem ne mesimdhenien lidhur me shendetin publik. Ai lidh nocionet klasike te shendetit publik si masat sanitare, higjena, epidemiologjia, te zhvilluara gjate shekullit te kaluar, me konceptet e reja te nje kujdesi shendetsor universal, menaxhimin dhe ekonomine e sistemeve shendetsore ne nje qasje te modeluar per shekullin e 21-te. Ai ndihmon ne pergatitjen intelektuale te studenteve, ne menyre te tille qe ti beje ata te afte per te perballuar boten e kujdesit te menaxhuar dhe degezimet e saj te shumta, si dhe duke inkorporuar principet e promovimit te shendetit dhe pergjegjshmerise komunitare, te gjeneruara nga strategjia e kujdesit shendetsor paresor te Alma Ates, tregon rruget per arritjen e shendetit per te gjithe.

Ka nje prirje per mjekun qe punon ne kliniken e tij private te humbe dalengadale vizionin e gjere qe ka marre gjate edukimit te tij ne fakultet. Kjo me sa duket nuk eshte e vertete per mjekun klinicist qe punon ne nje strukture te organizuar. Prirja ne sistemin shendetsor eshte drejt sherbimeve te organizuara dhe kjo eshte nje shenje e mire.

Nuk mund te pritet qe cdo mjek klinicist te kryeje funksione te shendetit publik. Ekzistojne shkolla te larta per te trajnuar specialiste ne adminsitrimin e shendetit publik dhe menaxhimin e sherbimeve shendetsore. Nga ana tjeter jo te gjithe administratoret shendetsore nevojitet te jene mjeke. Shume funksione mund te kryhen ne menyre efektive nga specialiste te menaxhimit. Menaxhere te tille te sherbimeve shendetsore, sidoqofte, kane nevoje per trajnim te pershtatshem lidhur me specifikat e shendetsise.Shendeti I popullates nuk eshte nje tipar aksidental apo I pavarur. Ai eshte I lidhur ngushte me produktivitetin ekonomik te asaj popullate, ashtu sic eshte I lidhur me  mireqenien personale te familjeve dhe individeve te saj. Perdorimi I burimi per sistemin shendetsor, ne kete menyre, nuk duhet pare si shpenzim apo akoma me keq humbje, por si nje investim per arritjen e perfitimeve ne te ardhmen.

Nese permbajtja e ketij libri shkruajtur ne menyre mjaft te kthjellet, do te thithej nga studentet e mjekesise dhe mjeket kliniciste te nje vendi te caktuar, kjo do ndihmonte ne perdorimin me optimal te burimeve te ketij vendi per mbrojtjen dhe permiresimin e shendetit.

 

Milton I. Roemer

Emeritus Professor I sherbimeve shendetsore

Shkolla e Shendetit Publik

Universiteti I Kalifornise ne Los Anxhelos




HYRJE

 

Tema e ketij libri eshte formuar nga shume vjet praktike mesimore mbi principet e organizimit shendetsor per studente te shendetit publik nga Afrika, Amerika Latine, Karaibet, Azia, Shtetet e Bashkuara, Europa Lindore dhe Rusia. Ajo eshte ndertuar gjithashtu edhe mbi eksperiencen e grumbulluar nga aktivitetet ne fushen e shendetit publik te zhvilluara ne shume vende, perfshire Kanada, Izrael, Gaza dhe Bregu Perendimor, Shtetet e Bashkuara, Rusia, si dhe vizita profesionale ne Kolumbi, Azerbaxhian dhe Portugali.

Nderkohe qe punonim sebashku, per nje organizate nderkombetare,  lidhur me nje veshtrim mbi situaten shendetsore ne Rusi, midis 1992 dhe 1995, ne vume re nevojen per nje tekst te ri te shendetit publik, me qellim qe te informonim studentet e rinj dhe punonjesit veterane te atij vendi mbi idete e reja dhe orientimin nderkombetar ne kete fushe te gjere.

Botimi I pare I ketij libri u krye ne gjuhen ruse ne Nentor 1999, shoqeruar me shperndarjen ne shkollat e mjeksise dhe infermierise, librarite si dhe ne nje shkolle te re te shendetit publik ne Moske. Ai do te ndihmoje, shpresojme, ne zhvillimin e nje ideje te re te shendetit publik, e cila nevojitet aq shume, gjate tranzicionit kritik dhe periudhes post-sovietike, me nje kontekst te gjere te sistemeve shendetsore ne vende te tjera, perfshire ate te Shteteve te Bashkuara.Botimi ne gjuhen angleze bazohet ne faktin se sistemet shendetsore kudo po pesojne reformime drejt perqasjeve te bazuara ne popullate te kombinuara me kujdesin indivual per pacientin. Te dy botimet synojne te ndihmojne personat qe hyjne ne fushen e shendetit publik qofshin studente apo specializante ne vendet e tyre, me nje shikim me te gjere te kesaj fushe. Ne shpresojme ky liber do t,I sherbeje gjithashtu nevojave te mjekeve, infermiereve, menaxhereve dhe politikeberesve, si dhe shume profesionisteve te tjere te shendetsise per te lidhur me mire fushat e shendetit publik dhe sherbimeve klinike.

Termi “I ri” ne asnje menyre nuk perbuz elementet e njohur dhe te besueshem te shendetit publik “te vjeter”. Perkundrazi I riu eshte nje rizbulim dhe qendron mbi supet e te vjetrit. Perendite e grekeve te lashte, Aesculapius dhe Hygeina, perkatesisht perfaqsonin terapine mjekesore dhe parandalimin e semundjeve. Ligji I Moisiut per shendetin bazohet ne dy principe kardinale; Pikuah Nefesh apo shenjteria e jetes dhe Tikun Olam, fjale per fjale te riparosh boten, ne sensin e pergjegjesise individuale apo kolektive per te korrigjuar difektet ne shoqerine njerezore. Keto se bashku me forcen e filozofive sociale apo fetare te mevonshme mbi shendetin si nje e drejte individuale dhe komunitare, si dhe kreativitetin e shkences, ofrojne bazat per praktiken dhe principet etike te Shendetit te Ri Publik.

 Tradicionalisht, shendeti publik ka qene perkufizuar si shendeti I popullates dhe komuniteteve. Sidoqofte, Shendeti I Ri Publik merret me shendetin e individit ashtu si cdo mjek, edhe ne menyre te drejtperdrejte me vete individet, edhe ne menyre jo te drejtpersedrejte permes komuniteteve dhe popullatave. Perqasja indirekte ka lidhje me reduktimin e faktoreve risk ne mjedis, qofte ai fizik apo social, si psh reduktimi I ekspozimit ndaj ujit te ndotur, nepermjet permiresimit te nivelit te edukates, nderkohe qe perqasja direkte funksionon me pacientin apo klientin individual si ne rastin e doktorit qe trajton nje pacient ashtu edhe ne rastin e nje programi vaksinimi per femijet.

Komponentet madhore te shendetit publik, me vete dhe sebashku, kane histori te arritjeve dhe deshtimeve te medha, por ato jane pjese e qyteterimit modern dhe e deshires se shoqerive te tjera per te t’I ngjare ketij qyteterimi. Askush nuk eshte I perjashtuar ne fund te fundit nga vdekja, asnje nene apo baba nuk do te humbe nje femije, apo nje prind askund ne bote, sidomos kur behet fjale per ndonje problem shendetsor te parandalueshem. Megjithate, pavaresisht nga fakti se kombinimi I shkences me perkushtimin politik, permes nderhyrjeve te planifikuara mire, mund te reduktoje dukshem riskun e vdekjes, ne kemi deshtuar ne zbatimin e kesaj njohurie po aq gjeresisht sa c’kemi aplikuar sherbimet e trajtimit. Efektiviteti potencial I parandalimit dhe sherbimeve te trajtimit ulet kur keto komponente organizohen dhe financohen ne menyre te ndare, disa here per arsye te incentivave ekonomike konfliktuale dhe vlerave etike.

Shendeti I Ri Publik eshte nje sinteze e shendetit publik klasik, ashtu sic eshte perjetuar ai pergjate shekujve te fundit, e nderthurur me shkencat biomedikale, klinike, dhe sociale, vleresimin ekonomik dhe teknologjik, menaxhimin dhe pervojen e sistemeve shendetsore, ashtu sic ata kane evoluaar dhe sic po vazhdojne te zhvillohen. Permiresimi I shendetit te individit kerkon aplikimin e te dy perqasjeve; direkte dhe indirekte ndaj semundjes dhe faktoreve te riskut per semundjen. Shume tema ne kete Shendet te Ri Publik me te gjere, trajtojne si individin ashtu edhe komunitetin, perfshire semundjet qe trasmetohen nepermjet ujit, sigurimi I aksesit ne sherbimet shendetsore permes sigurimeve shendetsore, organizimi I kujdesit ne shtepi dhe I kujdesit per semundjet kronike, kujdesit te menaxhuar dhe sistemeve shendetsore ne rang rrethi, parandalimi I semundjeve te lidhura me mjedisin dhe profesionin, difektet e lindura dhe cregullimet gjenetike si talasemia psh, apo zhvillimi I profesioneve te reja shendetsore si infermieret praktikuese dhe punonjesit shendetsore te komunitetit, dhe shume tema te tjera.

Shendeti I Ri Publik nuk eshte me shume nje koncept se sa eshte nje filozofi, qe synon te zgjeroje kuptimin e vjeter te shendetit publik, keshtu qe psh, ai perfshin shendetin e individit pervec shendetit te popullates, dhe kerkon te trajtoje te tilla ceshtje shendetsore bashkekohore si ato te aksesit te barabarte ne sherbimet shendetsore, mjedisi, qeverisja politike dhe zhvillimi ekonomik dhe social. Ai kerkon ta lidhe shendetin mezhvillimin me qellim per te siguruar qe shendeti te mbrohet ne kuader te politikave publike. Mbi te gjitha Shendeti I Ri Publik ka lidhje me veprimin, aksionin. Ai merret me gjetjen e nje skeme ku te trajtohen shume prej temave te shtruara per tu zgjidhur te kohes sone, por gjithashtu edhe me identifikimin e strategjive praktike me synim zgjidhjen e ketyre perblemeve*.

 Shendeti I Ri Publik perfshin te gjitha aktivitetet  e mundshme ne permjet te cilave eshte e mundur te promovohet shendeti mund te kryhet parandalimi I semundjeve, trajtimi I tyre apo rehabilitimi tek individi, komuniteti dhe popullata e gjere. Ai ofron standarte te zbatueshme per te gjitha vendet qofshin te zhvilluara apo ne zhvillim, por zbatimi I elementeve specifike varet nga problemet e vecanta shendetsore dhe statusi ekonomik I cdo vendi, apo rajoni brenda nje vendi te caktuar.

Shendeti I Ri Publik perfshin nje rang te gjere te nderhyrjeve ne mjedisin fizik apo ate social, sjelljet e lidhura me shendetin dhe metodat biomedikale sebashku me organizimin dhe financimin e kujdesit shendetsor. Ai nderlidh fusha tradicionale te shendetit publik si higjena, kontrolli I semundjeve infektive, shendeti I nennes dhe I femijes, epidemiologjia, me sherbimet klinike, menaxhimin e sistemeve shendetsore dhe promocionin shendetsor. Ai e njeh faktin se shendeti I individit dhe I komunitetit jane ne menyre direkte dhe indirekte te cenuar nga faktoret ekonomike dhe sociale. Nje njohje e ketyre koncepteve eshte thelbesore per skicimin e nderhyrjeve efektive shendetsore si per parandalimin e semundjeve ashtu edhe te komplikimeve te tyre.

Shendeti I Ri Publik merr parasysh realitetet e ndarjes se burimeve, faktoret ekonomike dhe prioritetet ne politikat shendetsore. Ai njeh faktin se burimet per kujdesin shendetsor jane te kufizuara edhe ne shoqerite me te pasura, keshtu qe eshte e nevojshme te behen zgjedhjet e duhura lidhur me sherbimet apo programet shendetsore qe duhet te ofrohen. Mbi te gjitha ai nenvizon faktin se si shoqeria ashtu edhe individi kane te drejta dhe pergjegjesi gjate promovimit dhe ruajtjes se shendetit permes sherbimeve dhe permes mjedisit te shendetshem dhe promovimit te shendetit komunitar..

Mbeshtetja politike eshte pjese e kesaj fushe. Ne kete menyre shendeti publik eshte gjithashtu arti I se mundures. Ne nuk mund te zgjidhim te gjitha problemet e varferise dhe te padrejtesive, por ne mund te permiresojme gjatesine e jetes dhe cilesine e saj hap pas hapi gradualisht per te arritur rezultate te mrekullueshme. Per kete nevojitet percaktimi I objektivave te matshme te shendetit te permiresuar te individit apo te komunitetit.

Shendeti I Ri Publik trajton si mjedisin fizik ashtu edhe ate social se bashku me sherbimet qe I drejtohen individit. Ai bashkon ato elemente te shendetit publik te cilat jane te orientuara kah komuniteti me sherbimet shendetsore qe jane te orientuara kah individi. Ato nuk mund te ndahen me gjate nga njera tjetra, nese do te donim te zgjidhnim nevojat shendetsore te individeve dhe te shoqerise se shekullit te 21-te.



                              Historia e shendetit publik

                                              Hyrje

 

Te njohurit e histories ben te mundur zgjerimin e te kuptuarit te problemeve shendetsore te komunitetit dhe lehteson perballjen me to. Permes syve te histories ne mund te shohim se si shoqerite njerezore perpunuan konceptin e semundjes dhe e trajtuan ate. Te gjithe shoqerite duhej te perballonin realitetin e semundjes dhe te vdekjes, si dhe ndertonin koncepte dhe metoda per ti kontrolluar ato.  Keto mekanizma te perdorur nga shoqeria per tiu kunderpergjigjur semundjeve, kane kontribuar ne ndertimin e nje kendveshtrimi boteror i cili i nderthurur me besimet shkencore dhe fetare, ndihmon ne percaktimin e perqasjeve kurative dhe parandaluese.

 Historia e shendetit publik eshte historia e kerkimit te menyrave efektive te parandalimit te semundjes ne populate. Infeksionet epidemike apo endemike kane nxitur masa dhe permiresime ne parandalimin e semundjeve, bazuar ne pragmatizmin, shpesh para se te vendosej nje lidhje shkencore shkak pasoje. Parandalimi i semundjes ne populate sillet rotull tre temave kryesore; perkufizimit te semundjes, matjes se shpeshtesise se saj dhe kerkimit se nderhyrjeve efektive.

 Shendeti publik u zhvillua perms provave dhe gabimeve, me zgjerimin e njohurive mjekesore shkencore, shpesh i nxitur nga luftrat dhe fatkeqesite natyrore. Nevoja per sherbime shendetsore te organizuara u rrit si pjese e zhvillimit te jetes ne komunitet dhe vecanerisht e shoqerise urbane. Besimet shoqerore dhe fetare kundrejt shendetit ndihmuan per te kuptuar me mire semundjet ngjitese dhe nxiten perpjekjet per ti mbajtur ato ne kontroll, nepermjet higjenizimit, planifikimit urban dhe shperndarjes se kujdesit mjekesor. Atje ku sistemet fetare dhe shoqerore e shtypen kerkimin shkencor dhe shperhapjen e njohurive, zhvillimi i shendetit publik u frenua.

Shoqeria moderne perballet ende me te keqijat e lashta, koleren dhe murtajen, nderkohe qe vrases moderne jane shfaqur, semundjet kardiovaskulare, kanceri dhe traumat. Shfaqja e AIDS dhe e e mikroorganizmave te rinj rezistente qe perkin shendetin e shoqerise njerezore, na detyrojne ne te kerkojme rruge te reja per parandalimin e pasojave te tyre shume serioze. Evolucioni i shendetit publik vazhdon; patogjenet ndryshojne se bashku me mjedisin dhe bujtesin.

                                           Shoqerite prehistorike

 

Toka konsiderohet te ekzistoje prej rreth 4.5 miliarde vitesh, nderkohe qe veglat me te vjetra prej guri deshmojne pranine e paraardhesve te njeriut qe prej 2.5 milion vjetesh.

Homo Erectus jetoi nga 1.5 milion deri ne 500 000 vite me pare dhe Homo Sapiens Neanderthalensis rreth 110 000 vjet para krishtit. Koha e gurit te vjeter (paleoliti) perbente nje periudhe gjate se ciles njerezit jetonin ne tufa apo grupe dhe mbijetonin duke gjuajtur dhe duke mbledhur ushqim. Ne kete kohe hasen deshmite e perdorimit te zjarrit (230 000 para krishtit) nderkohe qe aftesite enjerezve per te prodhuar vegla guri, punime artistike apo simbole fetare vijne dike u sofistikuar. Njeriu modern evoluoi prej Homo sapiens sapiens me origjine ndoshta nga Afrika apo Lindja e Mesme, rreth 90 000 vjet me pare, dhe u shfaq ne Europe gjate periudhes se akullnajave 40 000 - 35 000 vjet me pare. Gjate kesaj periudhe njeriu u shperhap ne te gjithe token duke perdorur masat e akullit qe lidhnin kontinentet (11 000 - 8 000 vjet para Krishtit).  

Nje faze e ndermjetme midis paleolitit dhe neolitit u verejt gjate periudhave te ndryshme ne vende te nbryshme te botes, fillimisht ne Lindjen e mesme 9000 - 8000 vjet para krishtit duke arritur ne Europe rreth 3000 vjet para krishtit. Gjate kesaj periudhe shoqeria njerezose evoluoi nga nje shoqeri ushqim kerkuese ne nje shoqeri ushqim prodhuese. Nga gjuetia peshkimi dhe mbledhja e frutave u kalua fillimisht ne zbutjen e kafsheve dhe me pas ne kultivimin e grurit, misrit dhe perimeve. Perpunimi i aftesive per te gatuar ushqimin, per te prodhuar ene balte aftesite per kryer tregeti etj nxiten permiresimin e teknikave te mbijetetses dhe popullata njerezore filloi te rritej duke u shperhapur gradualisht ne te gjithe pjeset e botes.

Ne cdo stad te evolucionit njerezor, qofte ky biologjik, teknologjik apo social, njeriu ka bashkejetuar me semundjet dhe eshte perpjekur t'i perballoje me barera dhe trajtime mistike. I nenshtruar ndaj forcave te tilla si urija dhe murtaja, njeriu i dfrejtohej te mbinatyrshmes dhe magjise per t'i qetesuar keto forca dhe per te parandaluar fatkeqesite. Sheruesit popullore apo magjistaret perpiqeshin te largonin te keqen nepermjet praktikave fetare apo magjike si dhe duke perdorur barera, vetite e te cilave ishin zbuluar nepremjet praktikes dhe experiences. Adaptimi ndaj rreziqeve mjedisore u be teper i rendesishem, nderkohe qe popullata rritej dhe mjedisi perreth saj ndryshonte se bashku me te. Ushqyerja dhe ekspozimi ndaj semundjeve ngjitese ndryshonte nderkohe qe njerezimi evoluonte. Ne organizimin social perfshiheshin elemente te tille si pergatitja e veglave, aftesite per te gjuajtur, veshjet, banesat, zjarri per ngrohje dhe gatim, ushqimi, varrosja e te vdekurve, heqja e mbeturinave nga mjedisi i banimit. Adaptimi i shoqerise njerezore ndaj mjedisit ka qene dhe ngelet nje teme qendrore e shendetit edhe ne kohen e sotme. Kjo eshte nje teme qe do ta shoqeroje vazhdimisht zhvillimin e shendetit publik.


Bota e lashte

 

Zhvillimi i bujqesise i sherbeu popullates njerezore ne rritje ta mbeshteste ekzistencen e saj jo vetem tek gjuetia, si dhe nxiti nje organizimin e shoqerive me komplekse. Tregetia dhe qeverisja ishin ishin te lidhura ngushte me zhvillimin e shoqerive urbane. Rritja e popullates dhe jetesa ne komunitet ndihmuan ne permiresimin e standarteve te jeteses, por krijuan gjithashtu edhe mjaft rrisqe te reja per shendetin perfshire mundesi me te medha per perhapjen e semundjeve ngjitese. Keto ndryshime ne menyren e jeteses kerkonin nga ana e tyre veprime veprime te koordinuara te komunitetit per te parandaluar semundjet dhe per te permirsuar mbijetesen.

 Shoqerite lindore mund te konsiderohen si vendlindja e qyeterimit boteror. Traditat empirike dhe religjioze ishin te nderthurura ne keto shoqeri, dhe supersticioni dhe shamanizmi bashkejetonin me njohjen praktike te barerave mjekesore, eksperiencen e mamive popullore, menaxhimin e plageve apo te kockave te thyera.

 

Periudha e mesjetes se hershme

 

(Nga shekulli I peste ne te dhjetin era e re)

 

Perandoria romake mbaroi se ekzistuari si nje shtet I organizuar menjehere pas renies dhe plackitjes se Romes gjate shekullit te peste. Perandoria e lindjes mbijetoi ne Konstandinopoje, me nje qeverisje teper te centralizuar. Derisa u pushtua nga muslimanet ajo sherbeu si nje vazhdimesi e njohurive te perftuara nga greket dhe romaket ne fushen e shendetit. Perandoria e perendimit integroi kulturat kristiane dhe pagane te cilat e shihnin semundjen si nje denim per mekatet. Si shkaqe te semundjeve pranoheshin edhe nderhyrjet e djallit apo magjite. Te falurit, pendesat apo ekzorcizmi perdoreshin shpesh si mjete per zgjidhjen e problemeve shendetsore. Periudha e historise ne vazhdim ka qene dominuar edhe ne fushen e shendetit ashtu si edhe ne fushat e tjera, nga kristianizmi, I institucionalizuar ne Kishen. Struktura politike shekullare dominohej nga feudalizmi dhe bujkroberia, e shoqeruar nga prania e nje militarizmi te forte te klasave sunduese ne europe. Interpretimi I semundjes nga ana e kishes ishte I lidhur me konceptin se fati I njeriut ne kete bote edhe te vuaje, per te shpresuar ne nje jete me te mire ne parajse. Nderhyrja me e pershtatshme shendetsore sipas kesaj filozofie ishte perpjekja per te ofruar kujdes, komfort dhe meshire permes institucioneve te kishes. Ideja e parandalimit shihej si nderhyrje ne vullnetin e zotit. Manastiret me mjedise sanitare te zhvilluara per kohen, ndertoheshin prane rrugeve te rendesishme te komunikimit dhe ofronin strehe per udhetaret. Manastiret ishin vendet e vetme ku mund te mesohej dhe te ushtrohej kujdesi mjekesor. Aty theksohej tradita e kujdesit per te semurin dhe meshira per te varferin nga njerezit e drejte, dhe ne kete menyre filluan te lindin spitalet. Keto institucione ofronin kujdes per te semuret, mbeshtetje per te varferit si dhe benin perpjekje per kontrollin e semundjeve epidemike.

 Shumica e mjekeve te kohes ishin murgj dhe udhehiqeshin nga etika dhe doktrina e Kishes. Shkollimi ne mjekesi bazohej ne Galenin. Grate qe ushtronin mjekimin me ane te barerave damkoseshin si shtriga. Arsimi dhe shkencat ishin ne dominimin e plote te klerikeve. Skolastika, apo te mesuarit vetem te asaj qe eshte e shkruar, pengonte zhvillimin e shkencave pershkruese apo eksperimentale. Popullata europiane e mesjetes, ne shumice fshatare, jetonte ne kushtet e mungeses se ushqimit, arsimit, te banimit dhe te higjenes. Semundjet endemike apo epidemike rezultonin ne nje mortalitet te larte qofte foshnjor qofte te adulteve. Zakonisht 75% e femijeve vdisnin para se te arrinin moshen 5 vjec. Mortaliteti amtar ishte shume I larte. Lepra, malaria, fruthi dhe variola ishin semundje te shpeshta endemike, nderkohe qe mjaft semundje te tjera infektive nuk jane te dokumentuara mire.

Midis shekullit te shtate dhe te dhjete, jashte zones se dominimit se kishes, mjekesia e muslimaneve lulezoi nen pushtetin mohamedan, fillimisht ne Persi dhe me vone ne Bagdad dhe Kajro; Rhazes deh Ibn Sinna (Avicenna) perkthyen dhe pershtaten tekste te lashta te grekeve dhe cifuteve, duke shtuar gjithashtu mjeshterite klinike te perftuara nga akademite mjekesire dhe spitalet. Furnizimi I ujit permes tubave ish dokumentuar ne Kajro qe nga shekulli I gjashte.  Disa akademi te rendesishme mjekesore u formuan, perfshi nje ne Spanjen e pushtuar, ne Kordova. Akademia mjekesore e Kordoves ishte nje qender e madhe ku lulezonte mesimi dhe njohurite mjekesore deri ne perzenien e myslimaneve nga Spanja. Kjo akademi ndihmoi ne perhapjen e mendimit mjekesor dhe fillimet e shkences perendimore ne anatomi, fiziologji dhe mjekesine klinike deskriptive.

 

Periudha e mesjetes se vonshme

 

(Shekujt e njembedhjete deri pesembedhjete)

 

Ne periudhen e mevoneshme feudale, konceptet e lashta hebraike dhe greko-romake mbi shendetin ishin ruajtuar dhe lulezuan ne perandorine muslimane. Gjate shekullit te 12-te mjeku dhe filozofi cifut Moses Maimonides, I trajnuar ne Kordova dhe I perzene per ne Kairo, ndihmoi ne integrimin e mjekesise romake, greke dhe arabe me konceptet mbi izolimin e pacienteve me semundje infektive dhe higjenizimin.

 Spitalet e manastireve qe sic u permend me siper sherbenin si qendra te kujdesit per te semuret dhe per ata qe po vdisnin si nje akt meshire, filluan gradualisht te mbeshteteshin nga qytetet , komunitetet dhe bile edhe spitalet e ndertuara ne baza shoqate filluan te lulezonin gjate shekujve 12-te dhe 16-te. Nga shekulli I 15-te Britania kishte 750 spitale. Nje lloj mbulimi me kujdes shendetsor u ofrahej anetareve te shoqates dhe familjeve te tyre. Spitalet punesonin doktore dhe te pasurit mund te vizitoheshin nga doktoret private. Ne vitet 1131 dhe 1215, ligjet e papatit I kufizuan kleriket te kryenin aktivitet mjekesor, duke nxitur ne kete menyre praktikat shekullare mjekesore. Ne 1224 perandori Frederik II I Sicilise publikoi dekrete qe rregullonin praktiken mjekesore, duke vendosur kerkesen per license; trajnim mjekesor (tre vite filozofi, pese vite mjekesi), nje vit praktike klinike e supervizuar dhe vetem pas kesaj kalimi ne provim dhe marrja e licenses. Urdheresa te ngjashme jane publikuara ne Spanje ne 1238 dhe ne Gjermani ne 1347.

Kryqezatat (1096-1270) ekspozuan Europen ndaj koncepteve mjekesore Arabe, si edhe ndaj lepres. Per tu sherbyer te plagosurve, kryqtareve dhe pelegrineve, u ndertuan spitale ne ishujt e Rodit te Maltes dhe ne Londer. Ne boten muslimane spitalet ekzistonin si psh ai Al mansour ne Kajro, per te gjithe te mbeshtetur nga qeveria. Kontaktet e shpeshta, luftrat, dhe bashkejetesa e kryqtareve me muslimanet bene te mundur futjen e kultures (dhe semundjeve) te arabeve dhe rishikimin e njohurive te lashta mbi mjekesine dhe higjenen. Lepra u be nje semundje e shperhapur ne Europe, sidomos midis te varferve, edhe me pare por problemi u theksua gjate dhe pas kryqezatave, duke arritur pikun ne shekujt e 13-te dhe 14-te. Izolimi ne leprozaria I te semureve ishte nje fenomen I zakonshem. Vetem ne France ne shekullin e 14-te kishte rreth 2000 leprozaria. Semundja gradualisht u zhduk, gjate, dhe ndoshta si pasoje e pestes bubonike, ne gjysmen e shekullit te 14-te.

 Nderkohe qe feudalizmi dhe bujkroberia po reduktoheshin ne Europe, qytetet po rriteshin se bashku me problemet e mbipopullimit dhe te mungeses se higjenes. Qyetet ishin formuar si entitete te veteqeverisuara, e siguruar kjo nga lejet mbreterore. Kisha nga ana e saj ofronte stabilitet ne shoqeri, por ajo njekohesisht reprimonte idete e reja. Inkuizicioni, I vendosur nga papa Gregori ne 1231, u intensifikua sidomos ne Spanje nga papa Sixtius, ne vitin 1478, me qellim zhdukjen e heretikeve, cifuteve dhe cdokujt qe mund te perbente nje rezik per dogmat papale.

Universitetet u themeluan ashtu si qytetet, me leje mbreterore, dhe ato te Parisit, Bolonjes, Padoves, Napolit, Oksfordit, Kambrixhit etj, hodhen bazat e te mesuarit jashte mbreterise se Kishes. Ne shekujt e 12-te dhe te 13-te pati nje shperthim krijimtarie ne Europe, me shpikje si busulla, ora mekanike, rrota e ujit, dhe tezgjahut. Eksplorimet intelektuale dhe gjeografike u filluan me udhetimet e Marko Polos, shkrimet e Tomas Akuinos, Roxher Bakonit dhe dante Aligerit. Tregetia dhe udhetimet filluan te lulezojne.

Ne universitetet mesjetare u themeluan shkolla mjekesore, si ne Salerno, Itali, ne shekullin e 10-te, dhe me pas ne universitetet ne te gjithe Europen gjate shekujve 12-te dhe 15-te; ne Paris ne 1110, Bolonja ne 1158, Oksford 1167, Montpelie 1181, Kambrixh 1209, Padova 1222, Tuluze 1233, Sevilje 1254, Prage 1348, Krakov 1364, Viene 1365, Heidelberg 1386, Glasgou 1451, Bazel 1460 dhe Kopenhagen 1478. Mjeket te rekrutuar nga klasat e mesme trajnoheshin ne menyre skolastike bazuar ne literaturen arabe dhe tekstet e lashta te romakeve dhe grekeve , kryesisht Aristotelin, Hipokratin, dhe Galenin,por dhe me disa tekste te tjera me moderne kryesisht te shkruara nga mjeke arabe dhe cifute.

Rritja e problemeve te agravuara te shendetit publik ne qytetet tregetare dhe industriale rishtas te ndertuar kerkonte gradualisht percaktimin e zgjidhjeve.

Mbipopullimi, ushqyerja e keqe dhe kushtet e keqija sanitare, mungesa e burimeve te perhershme te ujit dhe drenazhimit(kullimit), rruget e pashtruara, mbajtja e  kafsheve ne qytet, si dhe mungesa e kazaneve te mbeturinave krijoi kushtet per perhapjene e gjere te semundjeve infektive. Bashkite krijuan zona me uje te mbrojtura, (cisterna, puse dhe burime) si dhe shatervane publike nen rregullat dhe kontrollin e bashkive.Furnizimi me uje me sistemin e tubacioneve dhe cesmave u zhvillua ne Dublin, Bazel, dhe Belgjike ne shekullin XIII. Ndermjet shekullit XI dhe XV, ne Novgorod te Rusise perdoreshin tuba balte dhe druri per furnizimin me uje. Banjot publike ishin krijuar, por standartet Europiane te higjienes personale ishin te ulta ne pergjithesi ne te gjitha klasat sociale.

Kujdesi mjekesor ishte I orientuar gjeresisht ne zbutjen e simptomave. Medikamentet tradicionale (popullore) mbijetuan ne vecanerisht ne zonat rurale, por praktikat e perdorimit te tyre ndiqeshin nga kisha qe i konsideronte si magji. Specialistet siguronin sherbime vetem per ata qe ishin ne gjendje te paguanin, nderkohe qe njohurite mjekesore ishin nje perzjerje e pragmatizmit, misticizmit, dhe mungese te plote te njohurive shkencore.

Kushtet ishin te pershtatshme per epidemi te medha te varioles, koleres, fruthit dhe semundje te tjera epidemike te nxitura edhe nga lufta shketerrimtare e perhapur gjeresisht ne Europe. Vdekja e Zeze (pneumonia dhe pesta bubonike), ardhur nga stepat e Azise Qendrore ne Europe permes pushtimit Mongol, ishte transmetuar gjeresisht nepermjet rrugeve tregetare ne te gjithe  Europen permes detit dhe tokes.

Vdekja e Zeze u fut ne Kine me pushtimet Mongole, duke sjelle nje masaker te tmerrshme duke pergjysmuar popullsine e Kines ne vitet 1200 dhe 1400.

Ndermjet shekullit te XI dhe XIII, gjate pushtimeve Mongole-Tatare, shume epidemi gjeresisht te pernhapura, perfshire dhe murtaja, u regjistruan edhe ne Rus (sot Rusia). Murtaja udhetoi shume shpejt me ushtrite, karvanet e udhetareve, dhe me vone permes udhetimeve me anije pasi edhe tregetia boterore mori permasa te gjera midis shekujve XIV dhe XV. Murtaja demtoi pjesen me te madhe te Europes midis viteve 1346 dhe 1350, duke vrare 24-50 milion persona , ose afersisht 1/3 e popullsise, duke lene zona te tera te Europes te nenpopulluara. Megjithe perpjekjet lokale per te prevenuar semundjen permes karantines dhe izolimit te te semureve, semundja shkateroi te gjithe komunitetet.

 

KUTIA 1.1 “KY ESHTE FUNDI I

 

BOTES”: VDEKJA E ZEZE.

 

 

“Zhurma per murtajen e tmerrshme  te shfaqur ne Kine dhe qe po shperndahej permes Tartarise (Azia qendrore) ne Indi dhe Persi, Mesopotami, Siri, Egjipt, dhe ne te gjithe Azine e vogel kish mberritur ne Europe ne 1346.

U tha qe ishte nje vdekje kaq shkaterrimtare saqe e gjithe India ish pa popullsi, te gjitha territoret raportoheshin si te mbuluar nga trupa te vdekur, dhe zona te tjera ku asnje s’kish mbetur  gjalle. Sipas llogaritjes nga Papa Klementi VI  ne Avinjon, totali I raportuar I te vdekurve arriti ne 23,840,000. Ne mungese te nje koncepti te kontagjiozitetit asnje alarm serioz nuk u ndie ne Europe derisa anijet tregetare sollen trupat e zinj te shkaktuar nga semundja ne Messina nderkohe qe te tjera anije te infektuara nga Levanti e cuan murtajen ne Gjenova dhe Venecia.

 “ Nga Janari 1348 murtaja penetroi ne France permes Marsejes, dhe ne Afriken e Veriut permes Tunizise. Nga anijet pergjate brigjeve dhe lumenjve te lundrueshem, ajo u perhap drejt perendimit nga Marseja permes portit te Languedoc ne Spanje dhe drejt veriut ne lumin Rhòne ne Avignon, ku arriti ne mars. Ajo arriti Narbonen, Montpelliene, Karkasonen, dhe  Tuluzen midis Shkurtit dhe Majit, dhe ne te njejten kohe ne Itali u perhap ne Rome dhe Firence dhe ne rrethinat.

Midis muajve Qershor dhe Gusht murtaja arriti Bordo, Lion dhe Paris, u shpernda ne Burgundi, Normandi dhe ne Angline Jugore. Nga Italia gjate veres murtaja kaloi alpet ne Zvicer dhe arriti drejt lindjes ne Hungari.

Ne nje zone te caktuar murtaja arrinte te realizonte vdekjet e parashikuara brenda 4-6 muajve dhe pastaj zbehej, me perjashtim te qyteteve te medha, ku, si te thuash kish zene rrenje ne popullaten e dendur, ulej gjate dimrit, per tu shfaqur perseri ne pranvere po aq egersisht per 6 muaj te tjere”.

 

 

 

 Frika nga nje semundje e re dhe vdekjeprurese, mungesa e njohurive, spekullimi, dhe zhurma cuan ne kundermasa te cilat shpesh e agravonin perhapjen e epidemise (sic ndodhi ne fund te shekullit XX me epidemine e SIDA-s). Ne Europen Perendimore, u shtuan ceremonite fetare, ato publike dhe varrimet, te cilat rriten mundesite per kontaktet me personat e infektuar. Mendimi I gabuar se macet ishin shkaku I murtajes cuan ne masaker ndaj tyre, nderkohe qe ato mund te kishin ndihmuar ne pakesimin e minjve qe shperndanin semundjen tek njerezit permes pleshtave te tyre. Praktikat higjienike zvogeluan mundesine e perhapjes se murtajes ne getot cifute, duke cuar ne fajesimin e ketyre te fundit per perhapjen e murtajes, c’ka u shoqerua me masakra te medha, sidomos ne Gjermani dhe Europen Qendrore.

Qytetet detare ne shekullin e XIV filluan te aplikonin urdherat zyrtare per izolimin e personave te ardhur me anije nga vende me murtaje, ne pjese te vecuara te portit, ne fillim per 30 dite (trentina) dhe me pas per 40 dite (karantine) (Raguza ne 1465 dhe Venecia ne 1485), duke themeluar aktin e shendetit publik te karantines, I cili ne baza pragmatiste u pa se uli shanset e hyrjes se semundjes se murtajes. Qytetet pergjate rrugeve kryesore te medha tregetare te Rusise moren masa per ndalimin e levizjeve ne shtepi, rruge dhe ne te tere qytetet gjate periudhes se epidemise. Ne te tere Europen, bashkite luftonin per te futur praktikat e izolimit, nderkohe qe turmat mblidheshin gjithsesi dhe qene te pakontrollueshme nga forcat policore jo te mjaftueshme. Ne vitin 1630, te gjithe oficeret e Bordit te Shendetit ne Firence te Italise, u perjashtuan nga kisha katolike pasi perpjekjet per prevenimin e perhapjes se semundjes nepermjet izolimit te rasteve, binin ndesh, ose interferonin me perpjekjet religjioze  per te zbutur zemerimin e zotit permes lutjeve per  nderhyrjen hyjnore.

 Murtaja vazhdoi te godase me epidemi ne Londer ne 1665, ne Marseje ne 1720, Moske ne vitin 1771 dhe Rusi, Indi dhe Lindjen e Mesme gjate shekullit te XIX-te. Ne shekullin e XVI-te Rusia, Novgorodi ndaloi funeralet publike gjate periudhes se epidemise se murtajes, dhe gjate shekullit te XVII-te, Cari Boris Godunov ndaloi tregjet, ndaloi ceremonite fetare dhe ceremonite e tjera, dhe ndermori masa te tipit te karantines. Murtaja vazhdoi ne shekullin e XX-te (shih Murtaja  nga Albert Kamy) me epidemi ne Australi (1900), Kine (1911), Egjypt (1940) dhe Indi (1995). Semundja ngelet endemike ne brejtesit ne shume vende te botes, perfshi dhe Shtetet e Bashkuara.

Grupet e organizuara per mbrojtjen e interesave ekonomike te tregetareve dhe mjeshtrave te artizanatit organizuan fonde per te siguruar ndihme financiare dhe te ardhura te tjera per semundje, vdekje, te vejat dhe jetimet, kujdes mjekesor, si dhe te ardhura per varrime per anetaret dhe familjet e tyre. Grupet mbajten fuqi politike te medha gjate mesjetes se vonshme. Keto vellazeri siguruan nje tradite qe me vone u shpreh ne perfitimet e perbashketa ose Shoqatat Miqesore, fondet per te semuret, si dhe siguracione te kujdesit shendetesor bazuar ne grupe te punesuarish.

Shekulli XIV-te pa nje renie te popullsise se Europes nga murtaja, lufterat dhe renia e regjimit feudal. Ai gjithashtu vuri bazat per revolucionin kulturor dhe ate industrial.

Periudha qe ndoqi Vdekjen e Zeze ishte inovative dhe dinamike. Mungesa e punes se fermereve coi ne inovacione ne agrikulture. Parcelimi I tokes uli mundesine e perhapjes se semundjes ne kafshet, rriti prodhimtarine ne fusha, permiresoi mbareshtimin e deleve, duke cuar ne zhvillimin e industrise se leshit dhe tekstileve si dhe kerkimin e burimeve te energjise, industrializimin dhe tregjet nderkombetare.

 

RILINDJA (1500-1750)

 

Shitblerjet, industria, tregetia, shoqerite tregetare dhe udhetimet zbuluese ne kerkim te tregjeve te reja cuan ne zhvillimin e klasave te mesme dhe qyteteve te pasura. Minierat, fonderite dhe manifakturat industriale lulezuan duke krijuar te mira materiale   dhe pasuri. Pjeserisht si rezultat I tregetise dhe levizjes se mallrave dhe popullsise, epidemi te medha si sifilizi, tifo, fruthi, lija dhe murtaja vazhduan te perhapen neper Europe. Malaria ishte ende e perhapur gjeresisht ne Europe. Rakiti, skarlatina dhe skorbuti, kryesisht ndermjet detareve , qene galopante.

Nje forme virulente e sifilizit, e sjelle nga Amerika gjate udhetimeve te Kolombit, u perhap shume shpejt ne Europe ndermjet viteve 1495 dhe 1503, kohe kur ajo u pershkrua nga Fracastorus. Masat e kontrollit te provuara ne qytete te ndryshme perfshine egzaminimet dhe regjistrimin e prostitutave, mbylljen e banjave publike, izolimin ne spitale te vecanta, raportimin e semundjes si dhe perjashtimin e prostitutave te semura dhe te te huajve. Semundja gradualisht u ul ne virulence, por mbeti nje problem I madh I shendetit publik deri ne te tashmen.

Ne Rusi, Cari Ivan IV (I tmerrshmi) ne shekullin e XVI-te arriti te merrte mjekun e oborrit te Mbretereshes Elisabet I, i cili solli me te ne Moske nje grup te tere mjekesh dhe farmacistesh per t’i sherbyer oborrit. Ushtria Ruse kishte traditen e mjekeve te regjimentit. Ne mes te shekullit te XVII-te , administrata e Carit zhvilloi farmacite ne pjesen me te madhe te qendrave kryesore te vendit, per nevojat e ushtrise dhe te popullsise civile, dhe themeloi Departamentin Shteteror te Farmacise per te kontrolluar farmacite dhe medikamentet, arsimimin e mjekeve, mjekesine ushtarake, karantinen, mjekesine ligjore, dhe literaturen mjekesore.Te ardhurat e qeverise nga prodhimi, shitja dhe inkurajimi I prodhimit te vodkes mbeshteten keto sherbime. Pregatitja e mjekeve ushtarake (Lekars) me arsimim 5-7 vjecar u institucionalizua ne vitin 1654. Spitalet u krijuan fillimisht prane manastireve, dhe u sherbenin nevojave te civileve dhe ushtarakeve. Ne 1682 u hap spitali I pare civil ne Moske, dhe ne te njejtin vit, dy spitale te tjere u happen gjithashtu ne Moske nga qeveria qendrore per nevojat e pacienteve dhe trajnimin e Lekars.   

Ne vendet europiane, rritja e qyteteve qe erdhi me industrializimin dhe me fluksin masiv te zonave te varfra rurale e solli problemin e nevojave te shendetit publik ne dyert e qeverive vendore. Prishja e rendit feudal, renia e manastireve, dhe gardhimi i tokes varferuan zonat rurale. Organizatat vullnetare dhe ato bashkiake filluan te ndertojne ne menyre te shpejte spitale qe zevendesinonin ata te meparshmit qe menaxhoheshin nga urdherat fetare (manastiret). Ne vitin 1601, ligjet per varferine te nzjerra ne Britanine elisabetiane percaktonin qeverite lokale si pergjegjese per shendetin dhe mirqenien sociale te te varferve. Kontrolli bashkiak per higjenizimin ngelej shume I dobet. Cdo qytetar ishte ne teori pergjegjes per pastrimin e pjeses se tij te rruges, por standartet higjenike qene shume te ulta me mbeturinat e hedhura pa kujdes.

 Gjate Rilindjes, shkenca e anatomise, fiziologjise, kimise, mikroskopise dhe mjekesise klinike u zhvilluan mjaft. Shkollat mjekesore ne universitete zhvilluan lidhje me spitalet duke promovuar observimin klinik dhe rritjen e saktesise ne pershkrimin e semundjes.

Teoria e perhapjes se semundjes, e pershkruar nga Fracastorus ne vitin 1546 dhe me vone Paracelsus, perfshire dhe termat infeksion dhe dizinfektim, ishin te kunderta me mesimet te konsideruara te shenjta deri atehere te teorise se miazmes se Galenit.

Nga 1538 regjistrat e pagezimeve dhe te varrosjeve u publikuan ne Angli si abstrakte javore dhe vjetore, dhe u njohen si regjistrat e vdekshmerise. Nga fillimi I vitit 1629, keto rregjistra te vdekshmerise perfshine dhe tabelat e vdekjeve sipas shkaqeve. Mbi bazat e rregjistrateve te vdekshmerise, shkrimtari Daniel Defoe pershkroi epidemine e murtajes ne Londer ne vitin 1665, njeqind vjet me vone.

Ne vitin 1662 John Graunt ne Angli publikoi “Observimet natyrale dhe politike mbi rregjistrat e vdekshmerise”. Ai mblodhi dhe interpretoi te dhenat mbi vdekshmerine, nga duke perdorur arsyetimin induktiv, duke demostruar ne kete menyre regullshmerine e disa fenomeneve sociale dhe biologjike. Ai tregoi lidhje statistikore midis vdekshmerise dhe kushteve te jetes. Puna e Graunt ishte shume e rendesishme pasi ishte hapi I pare ne analizen statistikore te te dhenave te mortalitetit, duke krijuar themelet per perdorimin e te dheneve statistikore ne planifikimin e sherbimeve shendetesore. Kjo sherbeu si baze per ndertimin e shkencave te demografise statistikave jetesore dhe metodave te analizes, duke siguruar keshtu indikatoret thelbesore per vleresimin e gjendjes shendetesore, nepermjet niveleve te mortalitetit sipas moshes, seksit dhe vendit. Gjithashtu ne 1662, Eilliam Petty beri rregjistrimin e pare zyrtar te popullates ne Irlande. Ne vazhdim ai studioi statistikat per mjeket dhe spitalet.

MUNGON PERKTHIMI NGA FQ 16-19 NE FUND (redaktuar)



JENNER DHE LIJA

 

Në vitin 1796, Eduard Jenner (1749-1823), një mjek fshati në Gloustershire, në Angli, bëri hetime mbi mjekësinë popullore të zonës e cila thoshte se mjelëset kanë imunitet ndaj lisë për shkak se janë të ekspozuara ndaj lisë së gjedhëve.  Ai mori një kampion të lisë së gjedhëve nga një mjelëse, Sarah Nelmes dhe e aplikoi atë në një gërvishtje në lëkurën e një të riu të quajtur James Phipps, të cilit më vonë iu injektua lija. Ai nuk e zhvilloi sëmundjen. Botimi i Jennerit në vitin 1798, me titull "Një hetim mbi shkaqet dhe efektet e vaksinës së lisë", përshkruante përdorimin e gjerë që i bëri ai vaksinimit dhe mbrojtjes së sukseshme nga lija. Ai profetizoi se "Asgjësimi i lisë, një nga ndëshkimet më të tmerrshme te qenies njerezore, duhet te jete rezultati I kesaj praktike”. Ai nxiti vaksinimin si nje metode per te zevendesuar variolimin, e cila kish te bente me ekspozimin e individeve ndaj kampioneve te lise, origjina e se ciles eshte dokumentuar ne Kine ne vitin 320 pas eres sone. Variolimi pati nje perdorim te gjere ne shekullin e XVIII-te  dhe perbente nje biznes fitimprurës. Kundërshtimi ndaj vaksinimit ishte mjaft i fortë dhe kontributi i Jennerit u la në hije nga autoritetet mjekësore të asaj kohe, por u shperblye nga Parlamenti. Vaksinimi u adoptua si një praktikë universale nga ushtria britanike në vitin 1800 dhe nga Danimarka në vitin 1803. Vaksinimi u bë një praktikë që sa vinte e përhapej gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Në vitin 1977, u identifikua rasti i fundit i lisë dhe zhdukja e lisë u deklarua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1980. Sasitë e virusit të mbetura në Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi do të eleminoheshin në vitin 2002.


THEMELIMI I STATISTIKAVE SHENDETESORE DHE EPIDEMIOLOGJISE

 

Regjistrimi i lindjeve dhe vdekjeve përbëjnë bazën e demografisë. Epidemiologjia si disiplinë shkencore merr material nga demografia, sociologjia dhe statistikat. Bazat dhe arsyetimit shkencor në këto fusha u shfaqën në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë, me arsyetimin induktiv të formuluar nga Francis Bacon dhe e aplikuar nga Robert Boyle në kimi, Isaac Neeton në fizikë, William Petty në ekonomi dhe John Graunt në demografi. Shkrimet e Bacon frymëzuan një brez të tërë shkencëtarësh në fusha të ndryshme dhe i paraprinë themelimit të Shoqatës Mbretërore.

Në vitin 1722, Pjetri i Madh filloi regjistrimin e lindjeve të meshkujve në Rusi për arsye ushtarake. Në vitin 1755, M.V. Lomonosov udhëhoqi nismat për zhvillimin e demografisë në Rusi. Ai bëri anketime si dhe studime të statistikave të lindjeve, vdekshmërisë foshnjore, cilësisë së shërbimit mjekësor. alkooloizmit dhe shëndetit të punonjësve. Ai ia paraqiti rezultatet e studimit të tij qeverisë; gjë kjo që coi në përmirësimin e kurseve të trajnimit për mjekët dhe mamitë, dhe masat e mbajtjes nën kontroll të epidemive. Lomonosov ndihmoi gjithashtu në fillim nga puna të fakultetit mjekësor në Universitetin e Moskës në vitin 1765.

Daniel Bernoulli, një nga anëtarët e familjes europiane të matematicienëve, ndërtoi tabelat jetësore të bazuara në të dhënat e mbledhura duke treguar kështu se variolimi kundër lisë mundësonte imunitet gjatë gjithë jetës dhe se vaksinimi që në lindje rriste jetëgjatësinë. Menjëherë pas Revolucionit Francez, lulëzuan statistikat shëndetësore në shekullin e nëntëmbëdhjetë me punën e Pierre Louis, i cili konsiderohet si themeluesi i epidemiologjisë moderne. Louis drejtoi një sërë studimesh vëzhguese të rëndësishme, përfshi këtu edhe atë mbi marrjen e gjakut që në atë kohë ishte një terapi e zakonshme; duke treguar se ajo metode s'ishte aspak efikase dhe duke ndihmuar kështu në eleminimin e kësaj praktike të dëmshme. Ndër studentët e tij ishin Marc D'Epigne në Francë, William Farr në Britani si dhe shumë të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët u bënë pionierët e përhapjes së Metodës Numerike në mjekësi.

Statistikat shëndetësore për reformat sociale dhe publike zunë një vend të rëndësishëm në punën e Edwin Chadwick, Lemuel, Shattuck dhe Florence Nightingale. Duke kuptuar rëndësinë kritike të informacionit statistikor të mbledhur me kujdes mbi planifikimin shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve, Edwin Chadwick me punen e tij nxiti legjislacionin duke themeluar Zyrën e Përgjithshme të Regjistrimeve në Britani, në vitin 1836. William Farr u bë drejtori i saj i përgjithshëm dhe e përqendroi vëmendjen e kësaj zyre në Shëndetin publik. Analiza e Farr mbi vdekshmërinë në Liverpul, për shembull, tregoi se më pak se gjysma e të lindurve në këtë qyet i arrinte të gjashtëdhjetat, ndërkohë që në Angli, mosha mesatare e vdekjeve ishte 45 vjec. Si pasojë, Parlamenti aprovoi Ligjin Sanitar të Liverpulit, në vitin 1846, duke krijuar një kod ligjor sanitar, një pozicion të Zyrtarit Mjekësor të Shendetësisë si dhe autoritetet lokale shëndetësore.

Shoqata Epidemiologjike e Londrës e themeluar në vitin 1850 u bë një grup mjaft aktiv investigativ përsa i përket veprimtarisë për shendetin publik. Puna e saj me linë coi në aprovimin e ligjit të vaksinimit në vitin 1853, i cili vendosi vaksinimin e detyrueshëm në Mbretërinë e Bashkuar. William Budd, një student i Louisit dhe një nga anëtarët e parë të Shoqatës Epidemiologjike të Londrës, u morr me hetimin e shpërthimeve të Tifos së Zorrëve në fshatin e tij të origjinës, në vitin 1839. Ai vërtettoi se kjo ishte një sëmundje ngjitëse qe përhapej me anë të mikroorganizmave duke hedhur poshte teorinë e miazmës.

Në vitin 1842, në Boston Masacusets, Lemuel Shattuck, nisi një regjistrim të statistikave jetësore në të gjithë vendin. Kjo u kthye në një model edhe për pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara. Raporti i tij shënoi zhvillimin e administrimit të shëndetit publik dhe planifikimit. Ky raport paraqiste një përmbledhje të detajuar të dhënash mbi moshën, seksin, racën, punësimin, dhe nomenklaturën e njëhsuar për shkaqet e sëmundjeve dhe vdekjeve. Ai e vuri theksin mbi rëndësinë e një sistemi të përhershëm të shkëmbimit të të dhënave dhe informacionit. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Florence Nightingale hodhi dritë mbi vlerën e një sistemi informativ spitalor. Ajo nxiti mbledhjen dhe përdorimin e statistikave që mund të përftohen nga të dhënat e regjistruara mbi pacientët e trajtuar në spitale. Puna e saj bëri të mundur përmirësimin në menaxhimin dhe projektimin e spitaleve, në mjekësinë ushtarake si dhe në zhvillimin e inferimierisë si profesion më vete.

REFORMAT SOCIALE DHE LEVIZJA SANITARE

 

Pas Luftës Civile në Angli në vitin 1646, veteranët ushtarakë të forcave parlamentare i kërkuan këtij të fundit shkolla falas si dhe shërbim mjekësor pa pagesë në të gjithë vendin, duke e konsideruar këtë si pjesë e reformave demokratike. Sidoqoftë, ata dështuan në përpjekjet e tyre për të fituar mbështetje dhe të drejtonin vëmendjen tek idetë e tyre revolucionare mbi konfliktet fetare të pasluftës dhe restaurimit të monarkisë.

Në Rusi, roli i shtetit në shëndetësi u përkrah mjaft në vazhdën e nismave të Pjetrit të Madh për të futur mjekësinë perëndimore në vend. Gjatë mbretërimit të Katerinës së Madhe, nën mbikqyrjen e kontit Orlov, në Moskë (1771-1772) u shua një epidemi murtaje; dhe kjo në sajë të pagesave nxitëse për të sjellë të sëmurët për mjekim. Në vitin 1784, një mjek rus, I.L. Danilevski mbrojti dizertacionin e doktoraturës me "Pushteti i Qeverisë-Mjeku më i mirë". Në shekujt tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, lëvizjet reformative kishin për qëllim nxitjen e nismave shëndetësore nga qeveria. Megjithëse këto lëvizje u shtypën (Dekabristët, 1825-1830) dhe reformat liberale u përmbysën, idetë e tyre ndikuan në reformat e mëvonshme Cariste.

Pas Revolucionit në Francë, Asambleja Kushtetuese krijoi një komision për shëndetin. U vendos gjithashtu një asistencë kombëtare për indigjenët. U ndërmorrën disa masa për të forcuar Bureau de Sante-Zyrën e Shëndetit në komunat që kishin pasur të bënin drejtpërdrejtë me epidemitë. Në vitin 1802, Zyra e Parisit u mor me cështjet e higjenës, kontrollit ushqimor, statistikave shëndetësore, shëndetin e punonjësve, ndihmën e parë dhe cështje të kujdesit mjekësor. Qytetet e tjera të mëdha të Francës ndoqën programe të tilla të ngjashe në njëzetë vjetët në vijim dhe në vitin 1848 u krijua një autoritet qendror kombëtar për shëndetësinë. Gjithashtu edhe shërbimet e ndihmës shëndetësore për fëmijët u zhvilluan në Francë nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Raportimet e statistikave jetësore u bënë mjaft të dobishme në shtetet gjermanike dhe më shumë akoma në Francë duke i paraprirë zhvillimit të analizave epidemiologjike dhe të shkaqeve të vdekjeve.

 Perqasja e qeverisë lidhur me shëndetin publik për shtetet gjermanike u shpreh qartë nga Johann Peter Franck në serinë e librave të tij monumentale "Një sistem i plotë i policisë mjekësore" (1779-1817). Këto tekste shpjegonin rolin e qeverisë, në ato shtete me qeveri të forta qendrore dhe arritjet e reformave shëndetësore me anë të veprimtarisë administrative. Rregullat shtetërore kishin për qëllim qeverisjen e shëndetit publik dhe të praktikave personale shëndetësore, përfshi këtu martesën, riprodhimin dhe shtatëzaninë. Ai përkrahu mjekimin dentar, pushimin pas lindjes dhe përfitimet, shëndetin në shkolla, higjenën ushqimore, standartet shtëpiake, higjenën, kanalizimin e ujërave të zeza dhe furnizimin me ujë të pastër. Në këtë sistem, autoritetet e komunës kishin përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pastërtisë në qytete dhe për monitorimin e statistikave jetësore, mjekësinë ushtarake, sëmundjet veneriane, spitalet dhe sëmundjet e transmetueshme.

Ky sistem vuri në dukje rolin e fuqishëm, madje autoritar të shtetit në përkrahjen e shëndetit publik, duke përfshirë këtu edhe masat e marra për kujdesin mjekësor të parapaguar. Ky ishte një hap i kuptueshëm dhe bashkëkohor drejt shëndetit publik, që nxirrte në pah rolin thelbësor të komunave dhe të shkallëve më të larta të qeverisjes. Kjo punë pati ndikim të madh edhe në Rusi ku Franck jetoi në vitet 1805-1807 si Drejtor i Akademisë mjekësore të Shën Pjetërburgut. Sidoqoftë, duke qenë se ai mbështetej kryesisht në rolin autoritar të qeverisë, përpjekjes së tij iu bë qëndresë nga shumë vende perëndimore, sidomos pas kolapsit të qeverisë absolutiste pas periudhës Napoleonike.

Komisionet vullnetare të komunave u krijuan në disa qytete britanike dhe amerikane në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe në fillimet e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Në vitin 1805, në Britani u themelua Komiteti qendror i shëndetësisë, kryesisht për të drejtuar procedurat e karantinës, të parandalonte hyrjen e ethes së verdhë dhe të kolerës në vend. Jeta e qyteti u përmirësua me njohjen e higjenës, shtrimit të dyshemesë, ndricimit, pusetave, tubacioneve të ujit dhe filtrimit të ujit të pijshëm. Megjithatë organizimi për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre shërbimeve ishte i papërshtatshëm. Agjensi të shumëfishta dhe kompani private uji siguronin shërbime të pakontrolluara dhe të pjesshme. Korporata e Qytetit Të Londrës kishte afërsisht 100 komitete të shtrimit, ndricimit dhe pastrimit; 172 komitete të asistencës si dhe shumë autoritete të tjera që kishin të bënin me shëndetësinë, në vitin 1830. Kjo u konsolidua më vonë, në vitin 1855 duke u quajtur Komiteti i Punëve të Londrës.

 Në Britaninë e madhe, reforma e fillimeve të shekullit të nëntëmbëdhjetë u nxit nga filozofët radikalë të udhëhequr nga Jeremy Bentham, i cili merrej me problemet publike në një mënyrë racionale dhe shkencore duke i dhënë nismën një lëvizjeje informative në të cilën u përfshinë parlamenti, ligji dhe reformat arsimore. Filozofët ekonomikë dhe socialë në Britani, përfshi këtu Adam Smith dhe Jeremy Bentham, debatuan për liberalizim, racionalizim, tregti të lirë, të drejta politike dhe reforma sociale. Të gjitha këto do të mbështesnin "Të mirën e përgjithshme për sa më shumë njerëz". Reformat e ligjeve të punës(Aktet ligjore të minierave dhe fabrikave) në të cilat ndalohej shfrytëzimi i punës së fëmijëve nëndhe' dhe ulej orari i punës në dhejtë orë u përshtat nga parlamenti britanik në vitet 1830 deri në 1840. Përhapja e hekurudhave, avulloreve, postës(1840), telegrafit (1846), u kombinuan me shkallën në rritje të arsimimit dhe të arsimit fillestar të detyrueshëm të futur në Britani në vitin 1876. Kjo i bëri një ndryshim dramatik komunikimit lokal dhe botëror.

Akti i vitit 1834, i Amendamentit të ligjit për të varfërit në Britani zëvendësoi Ligjet për të Varfërit të vendosura nga Elizabeta, duke e kaluar përgjegjësinë nga famullitë lokale tek qeverisja qendrore në Komisionin e Ligjeve për të Vrafërit. Famullitë nuk ishin në gjendje të përballonin nevojat e të varfërve në fshatra të cilat po keqësoheshin me futjen e metodave të reja në agrikulturë si dhe me procesin e gardhimit. Sistemi i vjetër po përmbysej dhe industrializimi i ri kishte nevojë për krahë pune, minatorë, detarë dhe ushtarë.  Kushtet e reja i detyruan të varfërit të zhvendoseshin nga zonat rurale në qytetet e reja industriale në zhvillim. Të varfërit e qyteteve u detyruan të punonin në punishtet e kontinentit. Qëndresa e madhe që u bë ndaj reformave coi drejt prirjeve radikale për ndryshim dhe si pasojë drejt një revolucioni të pasuskesshëm të ndjekur nga një konservatorizëm i thellë.

 Keqësimi i kushteve të banimit dhe të punës në Britani në vitet 1830 u pasqyrua në ngritjen e vdekshmërisë të regjistruara në projektligjin e vdekshmërisë. Qytetet industriale si Mancesteri (1795) kishin krijuar komitete shëndetësie vullnetare, por iu mungonte autoriteti për të ndryshuar kushtet themelore për të kontrolluar epidemitë dhe deradimin urban. Komitetet e shëndetësisë nuk ishin të aftë të përballeshin me kanalizimin e ujërave të zeza, plehrat, kontrollin e kafshëve, shtëpitë e lagjeve të varfra të famijeve të mëdha, nevojtoret, ushqimet e kalbura dhe ilacet e skaduara, bimët industriale apo ndotjet e tjera shoqërore a fizike. Legjislacioni i viteve 1830 në Britani dhe Kanada përmirësoi aftësitë e komunave dhe të komiteteve të shëndetësisë për tu marrë me higjenën e komunave dhe furnizimin me ujë të pastër.

Puna e Wedwin Chadeick dhe "Raport mbi kushtet sanitare të popullsisë punonjëse në Britaninë e Madhe"(1842) nisi një sërë reformash nëpërmjet Komisionit të ligjeve për të varfërit. Parlamenti Britanik shqyrtoi Ligjet e shëndetit qytetar dhe Ligjet e shëndetit të popullsisë, në vitin 1848.  Kjo mundësoi krijimin e Komisionit të Shëndetësisë, legjislacionit të Banimit dhe të reformave të tjera, përfshi këtu komitetet e shëndetësisë në komunat e qyteteve më të mëdha si dhe autoritetet lokale të zonave rurale. Megjithë tërheqjet e shkaktuara nga reagimi ndaj këtyre zhvillimeve, u hodhën bazat për Revolucionin sanitar, i cili do të merrej me higjenën urbane, kushtet shëndetësore; si dhe me kontrollin e kolerës, tifos dhe turbekulozit.

 Në vitin 1850, Komisioni Sanitar i Masacusetsit i drejtuar nga Lemuel Shattuck, u krijua për të parë më në brendësi këto kushte të ngjashme në atë shtet. Komitetet shëndetësore të  krijuara në fillimet e shekullit u bënë më efektive dhe më të organizuara përsa i përket reformave sanitare në Shtetet e Bashkuara. Raporti i aij Komiteti është bërë një dokument klasik mbi shëndetin publik. I ribotuar në vitin 1970, ai përkufizon një afrim të kuptueshëm me shëndetin publik dhe mbetet me vlerë edhe në ditët tona.

Raportet e Chadwick (1842) dhe të Shattuck (1850) zhvilluan konceptin e komiteteve shëndetësore komunale të bazuara në ligjet e shëndetit publik me një mandat publik për të mbikqyrur dhe drejtuar higjenën e komunës. Në të përfshihej edhe planifikimi urban, ndarja e zonave, kontrolli i rreptë mbi kafshët dhe industrinë në zonat e banuara, përmirësimi i kushteve të punës si dhe aspekte të tjera të infrastrukturës së komunave.

Ndërveprimi ndërmjet shërbimit sanitar dhe higjenës sociale ishte një ide e perkrahur nga Rudolph Virchow, themeluesi I patologjise qelizore dhe filozof mjeko-social. Virchow, mjeku me I mire gjerman ne mesin e shekullit te XIX-te , pervecse ishte nje antiinfektivist, promovoi vezhgimin, hipotezat dhe eksperimentimin duke ndihmuar ne vendosjen e metodave shkencore dhe duke menjanuar afrimitetin filozofik nga ceshtjet mjekesore. Ai ishte nje aktivist social dhe e lidhte shendetin e njerzve me kushtet sociale dhe ekonomike, duke vënë theksin mbi nevojat urgjente të zgjidhjeve politike. Virchow luajti një rol të rëndësishëm gjatë revolucioneve të vitit 1848 në Europën qendrore dhe perëndimore, në të njëjtin vit me publikimin e Manifestit Komunist nga Karl Marks.  E gjithë kjo kontribuoi për rritjen e presionit mbi qeverinë nga grupet e punëtorëve për të përmirësuar kushtet e jetesës, të punës dhe të shëndetit në vitet 1870.

Në vitin 1869, u themelua Komiteti shtetëror i shëndetësisë në Masacusetts dhe po në të njëjtin vit u krijua edhe Komisioni Sanitar Mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar. Shoqata Amerikane e Shëndetit Publik (APHA), e themeluar në vitin 1872 shërbeu si një udhëheqje profesionale dhe edukuese duke përkrahur interesat e shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara, shpesh duke ushtruar presion të fortë mbi shtetin dhe qeverinë lokale për të ndërmarrë veprime në interes të popullsisë në lidhje me këtë fushë. Përkufizimi i APHA-s mbi shërbimet e duhura për cdo nivel qeverisës përcaktoi standartet dhe udhëzimet e autoriteteve lokale të shëndetësisë me të cilat duhet të përballeshin ata. Organizimi i veprimtarive të shëndetit publik si në rang kombëtar ashtu edhe rajonal, në Shtetet e Bashkuara gjatë shekullit të njëzetë i detyrohet shumë udhëheqjes dhe aftësive drejtuese të kësaj organizate.

Max von Pettenkoffer studioi në vitin 1873 vdekshmërinë e lartë në Mynih duke e krahasuar atë me uljen e shpejtë të saj në Londër. Leksionet e tij publike mbi vlerën e shëndetit në një qytet cuan në reformat sanitare; gjë që po ndodhte edhe në Berlin nën drejtimin e Virchowit. Pettenkoffer futi analizat laboratorike në praktikat e shëndetit publik dhe themeloi katedrën e parë profesoriale të higjenës dhe shëndetit publik duke vënë theksin mbi bazat shkencore të shëndetit publik. Ai është konsideruar profesori i parë i higjenës eksperimentale. Pettenkoffer mbështeti konceptin e rëndësisë së një qyteti të shëndetshëm dhe theksoi se shëndeti është rezultat i një sërë faktorësh, dhe se shëndeti publik është një shqetësim i të gjithëve dhe që duhen marrë masa për t'i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevoje brenda bashkësisë.

Në vitin 1861, në Rusi u liruan bujkrobërit dhe u kthye pavarësia në universitete. U krijuan departamente higjene në fakultetet mjekësore në vitet 1860 dhe 1870 për të përgatitur higjenistë të ardhshëm dhe për të zhvilluar studime mbi kushtet sanitare dhe shëndetësore në industrinë e fabrikave. F.F.Erisman, një pioner i kërkimeve sanitare në Rusi përkrahu lidhjen midis shkencës eksperimentale, higjenës sociale dhe mjekësisë. Ai themeloi një shkollë higjene në vitin 1896 e cila u mbyll më vonë nga qeveria cariste.

Në vitin 1864, qeveria nisi zbatimin e sistemit Zemstvos për të siguruar kujdesin mjekësor në zonat rurale i përfshirë ky në një program qeveritar. Këto reforma u implementuan në 34 zona nga 89, në Rusi. Përpara këtyre reformave shërbimi mjekësor në zonat rurale nuk ekzistonte fare. Epidemitë dhe vdekshmëria e lartë e popullsisë punonjëse nxitën fisnikërinë dhe pronarët e rinj të fabrikave në fshatra të përkrahnin shërbimet mjekësore Zemstvos. Në fshatrat ku kishte pasur më parë mjekë të cilët udhëtonin në të gjithë zonën u ndërtuan spitale lokale dhe shtëpi lindjeje. Profesioni mjekësor në Rusi e mbështeti mjaft kujdesin mjekësor publik falas.

 Në vitin 1883, Otto von Bismarck, kancelar i Gjermanisë, futi legjislacionin i cili mbulonte sigurimin me mandat të dëmtimeve dhe sëmundjeve si dhe përfitime mbijetese për punonjësit në fabrikat industriale. Në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 1911, Kryeministri Lloyd George vendosi sigurime të detyrueshme për punonjësit. Kjo u pasua nga programe të ngjashme në Rusi, në vitin 1912, dhe virtualisht edhe në vendet e Europës qendrore dhe perëndimore deri në vitet 1930. Kjo vazhdë ngjarjesh coi në vendosjen e përgjegjësisë qeveritare për shëndetin e popullsisë në të gjitha vendet e zhvilluara, në vitet 1960.

Kushtet e rënda në qendrat industriale dhe minerare të Europës gjatë revolucionit industrial cuan drejt përpjekjeve dhe reformave sociale duke i paraprirë dhe ndihmuar reformat sanitare përpara se të vërtetohej teoria e mikrobeve shkaktare të sëmundjeve dhe para se të krijohej mikrobiologjia. Pararendësit canë me forcë nëpërmjet eksperimenteve duke sfiduar dogmat e asaj kohe. Ata sollën revolucionin sanitar që ende mbetet si një nga themeluesit kryesorë të shëndetit publik.


 

SNOW DHE KOLERA

 

Pandemia e madhe e kolerës e ka origjinën e saj në Indi mes viteve 1825 dhe 1854. Ajo u përhap me shpejtësi me anë të transportit në Europë dhe Amerikën e Veriut. Moska humbi 33.000 vetë në epideminë e kolerës së vitit 1829 e cila u rishfaq në vitet 1830-1831. Në Paris, epidemia e kolerës u mori jetën mbi 18.000 njerëzve në gjashtë muaj, ose më mirë të themi 2% të popullsisë. Mes viteve 1848 dhe 1854, në Londër ndodhën një sërë shpërthimesh të kolerës duke shkaktuar vdekje në masë. Numri më i madh i vdekjeve u shënua në ato zona të qytetit të cilat furnizoheshin me ujë nga dy kompani. Njëra prej tyre (kompania Lambeth) e zhvendosi depozitën e ujit në një pjesë më pak të ndotur të lumit Tamiz, ndërkohë që kompanitë Southeark dhe Vauxhall i lanë depozitat e tyre në një zonë të lumit shumë të ndotur nga ujërat e zeza. John Snow, një nga anëtarët themelues të Shoqatës Epidemiologjike të Londrës dhe anestezisti i Mbretëreshës Viktoria hetoi mbi shpërthimin e kolerës në Soho nga gushti në shtatorin e vitit 1854 në zonën pranë Broad Street. Ai studioi rreth 500 vdekje të shkaktuara nga kolera brenda dhjetë ditëve. Viktimat ose jetonin shumë pranë ose përdornin pompën e ujit të Broad Street për të marrë ujin e pijshëm. Ai nxorri përfundimin se punonjësit e fabrikës së birrës dhe banorët e varfër të zonës i shmangeshin vdekjes duke qenë se përdornin puse me ujë të pandotur. Snow tha se pompa e ujit e Broad Street mund të ishte e infektuar. Ai i bindi autoritetet të hiqnin dorezën e pompës dhe brenda pak ditëve, epidemia u zhduk.

 Gjatë periudhës shtator-tetor të vitit 1854, Snow hetoi një shpërthim tjetër. Edhe ky kishte të bënte me transmetimin e sëmundjes me anë të ujit. Ai i identifikoi rastet e vdekjeve sipas vendbanimit të tyre apo kompanisë së ujit që i furnizonte.

 

 

 

 

 

Tabela 1.1 Vdekjet nga epidemia e kolerës në distriktin e Londrës të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga dy kompani, shtatë javë, 1854.

 

Kompania furnizuese          Nr.i shtëpive          vdekjet nga      vdekjet nga kolera

me ujë të pijshëm                                                kolera              për 10000 shtëpi

 

Southeark dhe Vauxhall            40.046                         1.263                           315

Lambeth                                   26.107                         98                                37

Pjesa tjetër e Londrës               256.423                       1.422                           59

 

 

Snow llogariti shkallën e vdekshmërisë nga kolera, brenda një periudhe katër javore, në shtëpitë e furnizuara me ujë nga secila prej dy kompanive. Shtëpitë e furnizuara me ujë nga Southwark dhe Vauxhall kishin një shkallë të lartë vdekshmërie  nga kolera, ndërkohë që shtëpitë pranë tyre të furnizuara nga kompania Lambeth e kishin shumë më të ulët se pjesa tjetër e Londrës. Kjo mundësoi mbështetjen e madhe epidemiologjike për hipotezën e Snowt se burimi i epidemisë së kolerës ishte uji i ndotur i lumit Tamiz i cili shpërndahej në shtëpitë e një zone shumë të madhe të Londrës.

 Ky hetim dhe ky eksperiment natyral, së bashku me studimet dhe grupin e kontrollit të ngritur në raste shpërthimi të epidemive u dha fuqi mbështetësve të teorisë së mikrobeve të cilët ende kundërshtoheshin nga autoritete të fuqishme. Kjo coi gjithashtu në krijimin e legjislacionit për filtrimin e ujit të kompanive furnizuese, në vitin 1857. Vibrio Cholerae (epidemia e kolerës) nuk u izolua deri në vitin 1883 gjatë një hetimi të kryer nga Robert Koch mbi shpërthimin e kolerës nga uji, në Egjipt. Puna e Snowt për kolerën është kthyer në një nga hetimet klasike epidemiologjike. Në ditët tonë ajo studiohet për imagjinatën e saj shkencore dhe mjaft të detajuar, përvec faktit se i parapriu zbulimit të organizmave shkaktare rreth tridhjetë vjet më parë.

 William Budd, mjek i infermierisë mbretërore të Bristolit ishte një pioner i teorisë së mikrobeve të sëmundjeve. Ai ndërmorri një sërë hetimesh epidemiologjike të Tifos së zorrëve në vitin 1850 duke gjetur episode ku sëmundja ishte përcjellë nëpërmjet ujit. Ai hetoi një shpërthim të epidemisë në vitin 1853, në Cowbridge, një fshat i vogël i Uellsit ku u organizua një festë e madhe e cila mblodhi 140 pjesëmarrës nga fshatrat përreth. Pothuajse menjëherë pas saj, shumë prej atyre që kishin qenë të pranishëm u sëmurën me tifon e zorrëve. Ai zbuloi se njeriu i infektuar me tifo kishte qenë në atë vend disa ditë më parë dhe se jashtëqitja e tij kishte qenë e ekspozuar pranë pusit ku ishte marrë uji i festës. Budd nxorri përfundimin se uji ishte mjeti i përcjelljes së sëmundjes. Ai hetoi edhe shpërthime të tjera të epidemisë dhe i përmblodhi ato në librin e botuar në vitin 1873 me titull "Tifoja e zorrëve; Natyra e saj, mënyra e transmetimit dhe parandalimi", e cila është një vepër klasike mbi sëmundjet enterike të përcjella me anë të ujit. Këto hetime ndihmuan lëvizjen për dizinfektimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm të popullsisë me qëllim parandalimin e epidemisë. Studimet e shkëlqyera epidemiologjike të Snowt dhe Buddit i dhanë një drejtim të ri epidemiologjisë dhe praktikave të shëndetit publik jo vetëm me sëmundjet e transmetueshme me anë të ujit. Ato përcaktuan një standart për hetimin dhe shpërndarjen e sëmundjes në popullsi duke pasur si objekt gjetjen e rrugëve për të ndërprerë përhapjen e sëmundjes. Megjithatë kolera dhe Tifoja janë dy epidemi që vazhdojnë të ekzistojnë edhe në ditët tona.

 

MIKROBET APO TEORIA E MIAZMES

 

Deri në fillimet dhe mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, diskutimet mbi shkakun e sëmundjes ishin të shumta. Teoria e miazmës e cila thoshte se sëmundja ishte pasojë e ekzistences në ambjent te miazmave ekzistonte që nga koha e grekëve të lashtë dhe romakëve, me Hipokratin (Ajër, Ujë dhe Vende). Miazmistët besonin se sëmundja shkaktohej nga tymra të infektuara ose avuj të ndotur të cilët përhapeshin në qytete e fshatra nga plehrat dhe se metoda e parandalimit të sëmundjeve infektive ishte që të pastroheshin rrugët nga plehrat, ujërat e zeza, kufomat e kafshëve si dhe mbeturina të tjera të zakonshme në zonat e banuara. Kjo hodhi bazën e Lëvizjes Sanitare nga e cila u përfitua shumë përsa i përket përmirësimit të kushteve shëndetësore. Teoria e miazmës kishte mbështetës të fortë deri në vitet e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Teoria e kontagjiozitetit  ose teoria e mikrobeve fitoi terren megjithë mungesën e vërtetimit shkencor, e bazuar mbi përvojën biblike dhe mesjetare, me izolimin e leprozëve dhe karantinat për sëmundje të tjera infektive. Në vitin 1546, Fracastrous botoi veprën e tij De Contagione, e cila trajtonte cështjen e organizmave mikrobiologjike si shkaktare te sëmundjeve të vecanta. Teoria e mikrobeve u forcua nga puna e Antony van Leeuwenhoek, i cili shpiku mikroskopin në vitin 1676. Shpikja e këtij aparati konsiderohet një nga më të mëdhatë në historinë e shkencës. Kërkimet e tij me mikroorganizmat bënë që ai të shpallej anëtar i këshillit të Shoqatës Mbretërore të Anglisë, në vitin 1680. Ata që mbështesnin teorinë e mikrobeve besonin se këto të fundit si ata të përshkruar nga van Leeuwenhoek ishin shkaku i sëmundjeve të cilat mund të transmetohen nga një njeri tek tjetri nga kontakti me ujërat e zeza apo ujin e ndotur.

Kontribute të mëdha për zgjidhjen e kësaj cështjeje erdhën nga studimet epidemilogjike të Snowt dhe Buddit në vitet 1850 të cilat tregonin transmetimin me anë të ujit të kolerës dhe tifos së zorrëve. Studimi klasik i epidemise se fruthit në ishujt e largët Faroe, i kryer nga Peter Panum në vitin 1846 tregoi qartë përcjelljen nga një njeri tek tjetri të kësaj sëmundjeje, periudhën e inkubacionit dhe imunitetin e përjetshëm natyral që përftohej nga ekspozimi ndaj saj. Diskutimet vazhduan mes kontagjonistëve dhe miazmistëve apo sanitaristëve me po atë vrull. Ndërkohë që kjo cështje diskutohej me zjarr deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, aplikimi praktik i reformave sanitare u nxit nga të dyja teoritë. U shtua kujdesi ndaj kanalizimeve të ujërave të zeza, sigurisë së ujit të pijshëm dhe heqjes së mbeturinave në sajë të organizimit të veprimtarive komunale të përshtatura në qytetet europiane dhe ato amerikane.

Revolucioni sanitar vazhdoi bashkë me diskutimet ndërkohë që u mblodhën shumë prova të forta shkencore që mbështesnin teorinë e mikrobeve, fillimisht në vitet 1880. Frika nga kolera nxiti qytetin e Nju Jorkut të krijonte në vitin 1886 Komitetin e Shëndetësisë. Në qytetin e Hamburgut në Gjermani, Komiteti i Shëndetësisë u krijua në vitin 1892, vetëm pas një epidemie të kolerës e cila sulmoi qytetin, ndërkohë që në Altonën fqinjë zona mbeti e painfektuar për shkak se ata kishin zbatuar planin e filtrimit të ujit të pijshëm. Shkaku specifik i sëmundjes (teoria e mikrobeve) ka qenë pjesë jetësore e zhvillimit të shëndetit publik. Revolucioni bakteriologjik i drejtuar nga puna e Louis Pasteur dhe Robert Koch i solli përfitime të mëdha mjekësisë dhe shëndetit publik. Por edhe ata që thoshin se origjina e sëmundjes ishte ambjentale (teoria e miazmës) dhanë kontributin e tyre për shëndetin publik sepse i jepnin rëndësi faktorëve socialë dhe atyre të ambjentit; sic ishin kushtet e këqija sanitare dhe të jetesës, apo ushqimi i keq. Të gjitha këto rrisnin mundësinë e zhvillimit të agjentëve të sëmundjes si dhe të përkeqësimit të saj.


         KUTIA 1.4 PANUM MBI FRUTHIN E ZI NE ISHUJT FAROE, 1846

 

Peter Ludwig Panum, një 26 vjecar i sapodiplomuar me doktoratë në mjekësi në universitetin  e Kopenhagenit u dërgua në ishujt Faroe nga qeveria daneze për të hetuar shpërthimin e fruthit në vitin 1846. Kjo sëmundje nuk ishte shfaqur që në vitin 1781 në këta ishuj të cilët ndodhen shumë larg në Atlantikun Verior. Gjatë epidemisë së vitit 1846, rreth 6000 nga 7782 banorët e ishullit u prekën nga fruthi dhe 102 prej tyre vdiqën nga sëmundja ose nga pasojat e saj. Panum vizitoi të jgitha zonat e izoluara të ishujve në kërkim të zinxhirit të transmetimit të sëmundjes nga fshat ne fshat si dhe për të gjetur shpjegimin e imunitetit të fituar të atyre të cilët ishin prekur nga sëmundja gjatë epidemisë së vitit 1781. Në bazë të vëzhgimeve të tij të dokumentuara mirë ai nxorri përfundimin, në kundërshtim nga opinioni i mëparshëm qe dominonte, se fruthi ishte një sëmundje ngjitëse që përcillej nga një njeri tek tjetri dhe se prekja njëherë nga kjo sëmundje siguronte imunitet të përjetshëm prej saj. Raporti i tij i shkëlqyer tregoi qartë natyrën ngjitëse të sëmundjes, periudhën e saj të inkubacionit si dhe faktin se nuk është një gjenerim spontan dhe as nuk përhapet në atmosferë si miazma.  Ai vërtetoi se izolimi i rasteve të sëmundjes ishte një ndërhyrje mjaft efektive.



REFORMAT SPITALORE

 

Në periudhën e rilindjes, spitalet e ndërtuara nga manastiret dhe shërbimet e bamirësisë u zëvendësuan nga spitalet vullnetare apo ato të komunave kryesisht për të varfërit. Reformat në kujdesin spitalor u zhvilluan më tej gjatë revolucionit sanitar. Në Europën e shekullit të tetëmbëdhjetë, spitalet ishin cerdhe të murtajës. Reformat spitalore në Angli u perkrahën nga raportet e John Haeardit në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe u kthyen në reforma më të gjera sociale në fillimet e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Reformat profesionale në organizimin spitalor dhe në kujdesin mjekësor filluan në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë nën ndikimin e FLorence Nightingale, Oliver Eendel Holmes dhe Ignaz Semmeleeiss. Studimet klinike epidemiologjike të parimeve antiseptike siguruan një afrueshmëri të re shekncore si dhe një përmirësim në kujdesin mjekësor. Në vitet 1840, ethet e lehonisë ishin shkaktare të vdekjeve në masë të fëmijëve të sapolindur dhe u bënë tema kryesore e hetimeve të Oliver Eendel Holmesit në Shtetet e Bashkuara. Ai shprehu bindjen se kjo sëmundje ishte ngjitëse. Në vitin 1846, Semmeleeiss, një gjinekolog hungarez në spitalin Lying të Vienës dyshoi se vdekja nga ethet e lehonisë ishte rezultat i infektimit të pacientit nga duart  e mjekut dhe se përcillej nga autopsitë tek pacientët e gjallë. Ai tregoi se shkalla e vdekshmërisë ishte 2-5 herë më e lartë tek gratë shtatzëna që trajtoheshin nga mjeku sesa tek gratë të cilat trajtoheshin nga mamitë. Ai e reduktoi vdekshmërinë tek gratë që trajtoheshin nga mjeku duke i kërkuar këtyre të fundit që të fusnin duart në klor përpara ndërhyrjeve.

Puna e Semmeleeissit megjithëse ishte e dokumentuar me kujdes priti një kohë të gjatë derisa të pranohej gjerësisht dhe iu nënshtrua një përshtatjeje dyzetë vejcare. Hetimi i tij paraprijës i etheve të lindjes (infeksion streptokokal gjatë lindjes) në Vienë kontribuoi në përmirësimin e obstetrisë dhe në uljen e vdekshmërisë tek nënat.

Në vitet 1850, parandalimi i verbërisë tek fëmijët e porsalindur me anë të përdorimit profilaktik të nitratit të argjendit në pika u zhvillua nga Karl Crede në Leipzig dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë botën mjekësore.Puna monumentale e Florence Nightingale për infermierinë dhe administrimin e spitaleve në Luftën e Krimesë (1854-1856) themeloi profesionet e infermierisë dhe atë të administratës moderne spitalore. Në vitet 1860, ajo vuri theksin mbi rëndësinë e ligjeve për të varfërit dhe të reformave në punët administrative. Ajo u mor me trajnimin e infermiereve të distriktit të cilat do të kujdeseshin për të sëmurët në shtëpi. Fushatat në vazhdimësi dhe shumë të suksesshme të Nightingalit për të ngritur standartet e mjekësisë ushtarake, planifikimin spitalor, shërbimet e furnizimit dhe menaxhimin, statistikat spitalore dhe infermierinë e kujdesit shëndetësor komunal ishin një ndihmë e jashtëzakonshme për zhvillimin e kujdesit shëndetësor modern dhe të antiseptisë.


Kutia 1.5 CREDE DHE PARANDALIMI I GONORRESE OFTALMIKE TEK TE SAPOLINDURIT

 

Gonorrea ishte mjaft e përhapur në të gjitha nivelet e shoqërisë në shekullin e nëntëmbëdhjetë në Europë dhe infeksioni i oftalmisë tek të sapolindurit gjithashtu ishte shkaku i infeksioneve, shenjave dhe verbërisë. Karl Franz Crede, profesor i obstetrisë në universitetin e Leipzigut u përpoq të trajtonte infeksionin oftalmik gonorreal me shumë mjekime. Ai zbuloi përdorimin e nitratit të argjendit si kurë dhe e futi atë si një masë parandaluese mes viteve 1584-1860 me një sukses të jashtëzakonshëm. Përdorimi profilaktik i nitratit të argjendit u përhap me shpejtësi nga spitali në spital, por u deshën dekada të tëra para se të ligjerohej gjerësisht. Vetëm në vitin 1879 u zbulua organizmi gonokokus nga Neisser. Numri i fëmijëve të shpëtuar nga verbëria në Europë gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte rreth një milionë.


REVOLUCIONI BAKTERIOLOGJIK

 

Në cerekun e tretë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, lëvizja sanitare po përhapej me shpejtësi të madhe në qytetet e Europës me një sukses të dukshëm në zvogëlimin e sëmundjeve në zonat e kullimit të ujërave të zeza, me sistem të përmirësuar të furnizimit me ujë të pijshëm, me rrugë të shtruara dhe pastrim të rregullt të plehrave. Në të njëjtën kohë po përhapeshin edhe disa risi në spitale që kishin të bënin kryesisht me higjenën dhe infermierinë si profesion; si dhe administrimin. Këto u shoqëruan edhe nga hapa gjigandë në vendosjen e aplikimeve shkencore dhe praktike të bakteriologjisë dhe imuniologjisë.


PASTEUR, COHN, KOCH DHE LISTER

 

Nga vitet 1850 deri në vitet 1870, Louis Pasteur, një profesor francez i kimisë zhvilloi duke arritur një sukses të plotë bazat e bakteriologjisë moderne si një gur themeltar për shëndetin publik. Me anë të vërtetimeve të nxjerra nga eksperimentet mbi fermentimin mikrobial anaerobik, në vitin 1854, ai mbështeti dhe vërtetoi shkencërisht teorinë e mikrobeve. Ndërmjet viteve 1856 dhe 1860 Pasteur tregoi se si të parandalonim prishjen e verës të shkaktuar nga ndotja e saj prej organizmave të huaj duke e nxehur deri në njëfarë temperature atë përpara se ta fusnim në shishe për të vrarë fermentet e padëshiruara. Kjo coi në procesin e ashtuquajtur "procesi i pasterizimit". Atij i kërkuan të hetonte mbi shkatërrimin që i kërcënohej industrisë franceze të mëndafshit nga epidemitë që shfarosnin krimbat e mëndafshit. Pasteur zbuloi mikroorganizmat (1865) që shkaktonin sëmundjen dhe hartoi disa kushte rritjeje të cilat e eleminuan problemin; duke ngjallur kështu një interes shkencor dhe industrial për teorinë e mikrobeve. Kjo u pasua nga një punë e ngjashme në industrinë e birrës, në vitin 1871.

Pasteri vazhdoi të zhvillonte shkencën e imuniologjisë duke punuar me vaksinat. Ai prodhoi vaksina nga dobësimi i fuqisë së organizmit duke e kaluar atë me suskes tek kafshët, duke e ripërtërirë dhe ripërcjellë atë tek kafshë të tjera. Në vitin 1881, ai vaksinoi gjelat me kultura të dobëta të kolerës së pulave dhe me anë të një eksperimenti frymëzues u injektoi atyre organizma virale dhe kuptoi se ata kishin imunitet ndaj tyre. Në vitin 1883 prodhoi një vaksinë të ngjashme mbrojtëse për murtajën e derrave dhe më vonë, në vitin 1884-1885, vaksinën kundër tërbimit.

Sëmundjes së tërbimit i trembeshin shumë si një sëmundje e transmetueshme tek njerëzit nëpërmjet kafshimit të kafshëve të infektuara dhe ishte krejtësisht fatale. Pasteuri arsyetoi se sëmundja prekte sistemin nervor dhe transmetohej me pështymë. Ai injektoi material nga kafshë të infektuara, duke arritur që të prodhonte antitrupa mbrojtës po pa e zbutur sëmundjen. Në vitin 1885, një djalë 14 vjecar nga Alzasa u kafshua keq nga një qen i tërbuar. Mjekët lokalë ranë dakort që djali të trajtohej nga Pasteuri me një kurë imuniteti duke qenë se për ta vdekja ishte e sigurtë. Djali, Joseph Meister mbijetoi dhe raste të tjera të ngjashme u sollën tek Psteuri dhe fituan imunitet. Pasteuri u kritikua në qarqet mjekësore, por si publiku i gjerë ashtu edhe qarqet shkencore shumë shpejt arritën të njihnin kontributin e tij të madh të dhënë ndaj shëndetit publik.

Ferdinand Cohn (1828-1898), profesor i botanikës në universitetin e Breslaut zhvilloi dhe sistematizoi shkencën e bakteriologjisë duke përdorur morfologjinë, oksidimin dhe karakteristikat e mikroorganizmave; si dhe përgatiti një brez mjaft të dobishëm hetuesish mikrobiologjikë. Një nga studentët, Robert Koch (1843-1910), një mjek i një zonë rurale të Gjermanisë, hetoi mbi antraksin duke përdorur minj të injektuar me gjakun e bagëtive të sëmura që transmetonin sëmundjen për 20 breza me rradhë. Ai zhvilloi teknika bakteriologjike bazë duke përdorur edhe teknikat e mbjelljes dhe të oksidimit të bakterieve. Ai tregoi organizmin që shkaktonte antraksin dhe e ripërteriu atë nga kafshët e sëmura duke e transmetuar në breza të tjerë kafshësh, duke vërtetuar kështu transmetimin e një sëmundjeje të vecantë nga disa organizma të vecanta.

Në vitin 1882, Koch paraqiti dhe mbolli kulturën e bacilit të tuberkulozit. Më pas drejtoi Komisionin gjerman të kolerës në vizitat e tij në Egjipt dhe Indi, në vitin 1883 ku izoluan dhe identifikuan Vibrio Cholerae (cmimi Nobel, 1905). Ai paraqiti efektshmërinë e filtrimit të ujit të pijshëm në parandalimin e transmetimit të sëmundjeve enterike ku përfshihej edhe kolera. Në vitin 1883, Koch pasi përshtati supozimet mbi shkaqet e sëmundjes të bëra nga patologjisti klinik Jacob Henle (1809-1885), vendosi kriteret e krijimit të shkaqeve të sëmundjes nga një parazit apo agjent i vecantë. Kjo ishte mjaft e rëndësishme për themelimin e shkencës së bakteriologjisë dhe për lidhjen mes mikroorganizmave dhe shkaqeve të sëmundjes.

Supozimet e Koch dhe Henle ishin shumë të prera në formën e tyre dhe do të kufizonin shumë identifikimin e disa sëmundjeve, por ato ishin të rëndësishme për teorinë e mikrobeve dhe për bazat shkencore të bakteriologjisë, duke përjashtuar shumë teori të tjera mbi sëmundjet të cilat ishin ende të përhapura në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Këto supozime u përshtatën më vonë nga Evans(1976) në mënyrë që të përfshiheshin në to edhe sëmundjet jo ngjitëse, agjentët shkaktarë të tyre, si kolesteroli; si dhe ndryshimet e vazhdueshme që ndodhnin në epidemiologji në lidhje me sëmundjet jo infektive.

Në mesin e viteve 1860, Joseph Lister në Edinburg nën ndikimin e punës së Pasteurit dhe me ndihmën e studentëve të Semmeleeissit zhvilloi teorinë e Antisepsisë. Botimi i tij i vitit 1865 "Mbi parimet e antisepsisë në praktikën e kirurgjisë" përshkroi përdorimin e acidit karbolik në lyerjen me të  të sallave të operimit dhe për të pastruar plagët kirurgjikale, duke aplikuar teorinë e mikrobeve e cila i solli kirurgjisë përfitime të mëdha. Puna e Listerit me dizinfektimin kimik në kirurgji, në vitin 1865 ishte një zhvillim pragmatik dhe një përparim i madh në praktikën e kirurgjisë. Kjo punë ishte gjithashtu një kontribut mjaft i rëndësishëm në vërtetësinë e teorisë së mikrobeve, në mjekësinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë.


   Kutia 1.6 HIPOTEZAT E KOCH-HENLE MBI MIKROORGANIZMAT

 

                                  SI SHKAQE TE SEMUNDJEVE

 

1-Organizmi (agjenti) duhet të tregohet që është i pranishëm në cdo rast të sëmundjes me anë të izolimit të kulturës së pastër;

2-Ky agjent s'duhet të gjendet në rastet e sëmundjeve të tjera.

3-Pasi të jetë izoluar, agjenti duhet të mbillet në disa kultura, pastaj duhet të jetë në gjendje të riprodhojnë sëmundjen në kafshë eksperimentale;

4-Më pas, agjenti duhet të merret nga sëmundja e riprodhuar tek kafshët eksperimentale.

 

SEMUNDJA DHE BARTESI I SEMUNDJES

 

Studimi i transmetimit të sëmundjeve përkufizoi rëndësinë e bartësve(atyre që mund të përcjellin sëmundjen pa shfaqur simptoma klinike) në transmetimin e difterisë, tifos dhe meningjitit. Kjo nxiti studimet e sëmundjeve të lindura nga bartës apo pritës intermediatë. Sëmundjet parazitare të kafshëve dhe njerëzve u hetuan në disa qendra gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, përfshi këtu sëmundjen e krimbave Guinea, shiritin, filarioza dhe sëmundjet veterinare parazite si ethet e bagëtisë Teksas. David Bruce paraqiti transmetimin e sëmundjes nagana, një sëmundje kjo e bagëtive dhe kuajve në Zululand të Afrikës së Jugut, në vitet 1894-1895. Ajo shkaktohej nga paraziti i tripanozomit i transmetuar nga miza cece'. Në këtë mënyrë ai i hapi rrugën metodave ambjentale të kontrollit të transmetimit të sëmundjeve. Alexandre Yersin dhe Shibasabro Kitasato zbuluan bacilin e murtajës në vitin 1898 dhe në vitin 1898, epidemiologjisti francez P.L.Simmond tregoi se muratja ishte një sëmundje minjsh e transmetuar tek njerëzit nga mizat.

 Parazitët e malarjes u identifikuan nga kirurgu i ushtrisë franceze Alphonse Laveran (cmimi Nobel, 1907), në Algjeri, në vitin 1880. Mushkonjat dyshohej të ishin transmetuese të sëmundjes nga shumë hetues të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në vitin 1897, Ronald Ross (cmimi Nobel, 1902), një mjek i ushtrisë britanike në Indi, Patrick Manson në Angli dhe Benvenuto Grassi në Romë vërtetuan transmetimin e malarjes nga mushkonjat Anofele. Ethja e verdhë e cila mendohet të jetë importuar nga Afrika me anë të skllevërve ishte endemike në jugun e Shteteve të Bashkuara, por u përhap në qytetet veriore në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë. Shpërthimi i saj në Filadelfia, në vitin 1798 i shkaktoi vdekjen 8% të popullsisë. Shpërthimet e epidemisë në Nju Jork shkaktuan vdekjen e 732 njerëzve në vitin 1795, 2086 njerëzve në vitin 1798 dhe 606 njerëzve në vitin 1803. Karaibet dhe Amerika Qendore ishin endemike si nga ethet e verdha, ashtu edhe nga malarja.  zotërimi i ethes së verdhë dha gjithashtu kontributin e saj në vërtetimin e teorisë së mikrobeve duke hedhur poshtë teorinë e miazmës kur puna e mjekut kuban Carlos Finlay u konfrmua nga Ealter Reed në vitin 1901. Studimet e tij në Kubë vërtetuan natyrën e përcjelljes me anë të mushkonjave të sëmundjes duke e konsideruar atë si një sëmundje të transmetueshme me anë të një bartësi të sëmundjes, por që nuk ishte ngjitëse nga një njeri tek tjetri. Eilliam Gorgas e aplikoi këtë tek aktiviteti i kontrollit të bartësve dhe në mbrojtjen e njerëzve të sëmurë nga kontakti me mushkonjat, duke bërë të mundur zhdukjen e ethes së verdhë në Havanë brenda tetë muajve dhe në zonën e Kanalit të Panamasë brneda 16 muajve.

 Kjo punë tregoi potencialin për kontrollin e sëmundjeve të transmetueshme me anë të bartësve i cili ka pasur një sukses të rëndësishëm në kontrollin e shumë sëmundjeve tropikale, përfshi këtu ethen e verdhë, sëmundjen e krimbave Guinea dhe onchocerciasis.Megjithëse malarja është vënë nën kontroll në shumë anë të botës është shfaqur sërish në shumë vende tropikale që nga viti 1960.

 


Kutia 1.7 HAVANA DHE PANAMA:

 

KONTROLLI I ETHES SE VERDHE DHE MALARJES

 

1901-1906

 

Komisioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara për ethen e verdhë i drejtuar nga ëalter Reed, një mjek ushtarak bashkëpunoi me mjekët kubanë, Carlos Finlay dhe Jesse Lazear për të bërë eksperimente mbi transmetimin e ethes së verdhë, në Kubë, në vitin 1901. Duke përdorur vullnetarë ata treguan transmetimin e sëmundjes nga njeriu në njeri me anë të një mushkonje specifike të quajtur Stegomyia Fasciata. Komisioni pranoi se "mushkonja vepron si bartëse ndërmjetëse e parazitit të ethes së verdhë".

Një tjetër mjek ushtarak i Shteteve të Bashkuara e aplikoi njohurinë e re mbi transmetimin e ethes së verdhë si dhe ciklin jetësor të mushkonjës bartëse. Ai organizoi një fushatë për të kontrolluar transmetimin e ethes së verdhë në Havanë duke izoluar rastet klinike nga mushkonjat dhe duke eleminuar vendet ku mund të lindte dhe zhvillohej Stegomyia me anë të Brigadave të Mushkonjave. Ethja e verdhë u zhduk nga Havana brenda tetë muajve. Kjo tregoi mundësinë e madhe që ekzistonte për të kontrolluar edhe transmetimin e sëmundjeve të tjera me anë të mushkonjave bartëse, vecanërisht malarjen dhe bartësin e saj specifik, mushkonjën Anofele. Gorgas aplikoi me sukses kontrollin e mushkonjave për të parandaluar ethen e verdhë dhe malarjen mes viteve 1904-1906, duke lejuar ndërtimin e Kanalit të Panamasë. Këto sëmundje kishin mundur ndërtuesin francez të Kanalit të Suezit, Ferdinand de Lesseps, 20 vjet më parë në përpjekjet e tij për të ndërtuar Kanalin e Panamasë.

 

MIKROBILOGJIA DHE IMUNOLOGJIA

 

Puna e Elie Metchnikoff në Rusi në vitin 1883 e përshkroi fagocitozën si një proces në të cilin qelizat e bardha të gjakut rrethojnë dhe shkatërrojnë bakteriet. Përpunimi që i bëri ai procesit të inflamacionit dhe të reagimit qelizor i dhanë cmimin Nobel, në vitin 1908 së bashku me Paul Ehrlich. Edhe hetues të tjerë u vunë në kërkim të cilësive baktericidale dhe imuniologjike të gjakut të cilat aftësonin qelizat e gjakut apo serumin të shkatërronte bakteriet. Kjo punë fuqizoi bazat shkencore të bakteriologjisë dhe imuniologjisë.

Bashkëpunëtorët e Pasteurit, Emile Roux dhe Aleksandër Yersin izoluan dhe kultivuan një organizëm shkaktar të difterisë. Ata dhanë mendimin se ky organizëm prodhonte një lloj helmi apo toksine i cili ishte shkaku i efektit vdekjeprurës të sëmundjes. Në vitin 1890, Karl Fraenkel në Berlin botoi një libër mbi punën e tij duke treguar se po të injektosh derrat guinea me organizma të dobët të difterisë mund të përftosh imunitet. Në të njëjtën kohë, Emile Behring në Gjermani me bashkëpunëtorin japonez, Shibasaburo Kitasato përftuan provat që vërtetonin prodhimin e imunitetit tek lepurat dhe minjtë nga bacili i tetanozit. Behring zhvilloi gjithashtu një mbrojtës imunitar nga difteria tek njerëzit me një imunizim aktiv ashtu si dhe me një antitoksinë për imunizimin pasiv të një njeriu të infektuar. (cmimi Nobel, 1901). Nga viti 1894, antitoksina e difterisë ishte gati për përdorim të përgjithshëm. Izolimi dhe identifikimi i organizmave shkaktare të sëmundjeve të reja përparoi me shpejtësi në dekadat e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Organizmat e difterisë u zbuluan në vitin 1884 nga Edvin Klebs dhe Friedrich Loeffler (studentë të Koch), dhe në vitin 1912 u zbuluan vaksina për të duke cuar në një kontrollim të sëmundjes në disa vende të botës. Mes viteve 1876 dhe 1898 u identifikuan shumë organizma patogjene duke siguruar bazat për shumë zhvillime të tjera në fushën e vaksinimit.

Gjatë cerekut të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte e qartë se injektimi me mikroorganizma të dobëta mund të prodhonte mbrojtjen me anë të imunizimin aktiv të bartësitduke prodhuar antitrupa të atij organizmi. Kjo gjë do ta mbronte individin në rastet e ekspozimit ndaj këtij virusi. Imunizimi pasiv mund të arrihet në një njeri të infektuar duke i injektuar atij serumin e marrë nga kafshët e injektuara me organizma të dobët. Serumi i kafshës ndihmon në kontrollimin e efektit të toksinës së prodhuar nga organizmi i futur. Vaksinat e Pasteurit u ndoqën nga ato të Haffkine, të kolerës dhe murtajës, të Richard Pfeiffer dhe Carroll Eright për tifon, Albert Calmette dhe ALphonse Guerin për tuberkulozin dhe Arnold Theiler dhe Theobald Smith për ethen e verdhë.

Shekulli i njëzetë ka parë lulëzimin e imuniologjisë dhe parandalimin e sëmundjeve të rënda tek kafshët dhe tek njerëzit duke u mbështetur në punën e pionerëve si Jenner, Pasteur, Koch dhe të gjithë pasardhësit e tyre. Shumë nga infeksionet e përhapura të fëmijëve janë vënë nën kontroll me anë të imunizimit. Kjo është një nga arritjet më të jashtëakonshme të njerëzimit përsa i përket shëndetit publik.

 

ENDERS, SALK, SABIN DHE ZHDUKJA E POLIOMELITIT

 

Në fillim të viteve 1950, John Enders dhe disa kolegë të tij zhvilluan metodat e kultivimit të virusit polio në kushte laboratorike. Për këtë ata u nderuan me cmimin Nobel në vitin 1954. Jonas Salk (1914-1995) zhvilloi në universitetin e Pitsburgut vaksinën e parë inaktive IPV në sajë të sponsorizimit të një organizate të madhe vullnetare e cila mobilizoi të gjitha burimet e saj financiare për të luftuar këtë sëmundje të rëndë. Salk drejtoi eksperimentet më të mëdha në terren që janë zhvilluar ndonjëherë duke përfshirë 1.8 milionë fëmijë, në vitin 1954. Vaksina u pajis menjëherë me licensë dhe po aq shpejt u zhvillua dhe u fut në përdorim duke u shpërndarë në Amerikën Veriore dhe në Europë. Në këtë mënyrë cikli i epidemisë u ndërpre dhe pasojat e polios ranë ndjeshëm.

 Albert Sabin (1906-1994) në universitetin e Sinsinatit zhvilloi një vaksinë të gjallë orale OPV e cila mori aprovimin për përdorim në vitin 1961. Kjo vaksinë ka shumë përparësi; mund të merret lehtë, prej saj përfitojnë njerëz të paimunizuar dhe nuk është e kushtueshme. Këtë vaksinë mund ta bëje sipas dëshirës dhe u përdor gjerësisht duke ulur ndjeshëm rastet e rënda të poliomelitit në shumë vende të zhvilluara brenda pak vjetëve. Më vonë, Sain aplikoi për herë të parë OPV-në gjatë ditëve kombëtare të imunizimit, NID, në Ameriën e Jugut. Kjo ndihmoi në vënien nën kontroll të Poliomelitit atje. Kohët e fundit është bërë e njëjta gjë edhe në vende të tjera si Kina dhe India.

Në vitin 1987, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi si qëllim të saj zhdukjen e poliomelitit deri në vitin 2000. Me ndihmën e Komiteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, kontinenti amerikan u deklarua të ishte i pastruar nga virusi i polios në vitin 1990. Kjo ishte një shenjë shpresëdhënëse që edhe në pjesën tjetër të globit sëmundja të shfarosej plotësisht në vitet e para të shekullit të ri. Kombinimi i IPV-së dhe OPV-së me përparësitë e tyre përkatëse u përdor me sukses në luftën për të zhdukur poliomelitin në zonat endemike në fund të viteve 70-të dhe 80-të me importimin e vazhdueshëm të virusit të egër të polios dhe u përshtat në Shtetet e Bashkuara për të eleminuarPoliomelitin paralitik të lidhur me vaksinën, në vitin 1997.

 

POLIOMIELITI

 

Poliomieliti ishte një sëmundje endemike në shumë vende të botës edhe përpara Luftës së Dytë Botërore duke shkaktuar viktima në foshnja të porsalindura dhe fëmijë. Nga kjo mori edhe emrin "paralizë infantile". Pacienti më i famshëm i poliomelitit ka qenë Franklin Delano Roosevelt, i gjymtuar nga polio në fillim të viteve tridhjetë, që më pas u bë President i Shteteve të Bashkuara. Gjatë viteve 1940 dhe 1950 poliomeliti u përhap si një epidemi masive duke prekur mijëra fëmijë amerikano-veriorë si dhe të rinj. Kjo solli si pasojë frikën histerike kombëtare prej kësaj sëmundjeje për shkak të fuqisë së saj gjymtuese dhe vdekjeprurëse. Në vitin 1952, në Shtetet e Bashkuara u raportuan 52.000 raste të poliomelitit dhe kjo nxiti Shoqatën e Paralizës Infantile që të organizonte një mbledhje masive fondesh për të bërë kërkime në fushën e vaksinimit.

E mbështetur në zhvillimin e metodave të izolimit dhe të kultivimit të virusit nga Enders dhe kolegët e tij, Jonas Salk zhvilloi një vaksinë inaktive, në vitin 1955 dhe Albert Sabin një vaksinë të gjallë në vitin 1961. Eksperimentet në terren të Salkut vërtetuan se vaksina e tij ishte e sigurtë edhe e efektshme në parandalimin e poliomelitit. Vaksina e Sabin Ishte më e lirë dhe më e thjeshtë për t'u përdorur dhe është një monument i zhdukjes së poliomelitit anembanë botës. Mposhtja e kësaj sëmundjeje të frikshme dhe gjymtuese është një nga arritjet më dramatike në shëndetin publik, në mesin e shekullit të njëzetë. Kjo lë vend për të shpresuar në një zhdukje të plotë të sëmundjes në vitet 200-2002.

 

PERPARIMET NE TRAJTIMIN E SEMUNDJEVE INFEKTIVE

 

Që nga Lufta e Dytë Botërore, në shëndetin publik janë aplikuar përparimet e arritura në imuniologji dhe kjo ka cuar në venien nën kontroll si dhe në disa raste shfarosjen e difterisë, pertusit, tetanozit, poliomelitit, fruthit, shiritit, rubeolës dhe së fundi të hepatitit B dhe të "haemophilus influenzae" të tipit B. E ardhmja në këtë fushë është mjaft premtuese dhe do të luaj një rol qendror në shëndetit publik drejt shekullit të njëzetë e një.

Trajtimi i sëmundjeve infektive ka luajtur një rol jetësor në dobësimin e pasojave të sëmundjes dhe të përhapjes së saj. Kërkimet për "plumbin magjik" që do të shërojë sëmundjet infektive të njohura kanë qenë të gjata dhe të frytshme. Që nga koha e zbulimit të Paul Ehrlich, të agjentit anti mikrob mjaft të efektshëm kundër sifilizit(Salvarsan), në vitin 1908, të ilacit sulfa në vitet 1930, dhe penicilinës e streptomicinës në vitet 1940 nga Aleksandër Fleming dhe Selman ëaksman (cmimet Nobël në 1945 dhe 1952), antibiotikët u bënë mjete mjaft të fuqishme në luftën kundër sëmundjeve infektive.

Antibiotikët dhe vaksinat, së bashku me ushqimin e përmirësuar, shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqënies sociale sollën rënien dramatike të pasojave të sëmundjeve infektive si gjymtimi dhe vdekshmëria. Si rrjedhim parashikimet mbi shfarosjen e sëmundjeve infektive u bënë mjaft shpresëdhënëse dhe u përhapën anembanë ambjenteve mjekësore dhe në bashkësitë e përdshira në kërkimet shkencore. Në vitet 1990, problemi kryesor i shëndetit publik dhe sistemeve të kujdesit mjekësor ishte qëndresa që i bënin antibiotikut disa organizma. Kjo ka arritur në një shkallë ku organizmat e qëndrueshëm po zhvillohen më shpejt sesa mund të zhvillohet gjenerata e re e anti mikrobeve; duke kërcënuara kthimin e këtyre sëmundjeve. Pandemika e SIDA-s si dhe të sëmundjeve të tjera infektive që po lindin kërkojnë mënyra të reja trajtimi dhe parandalimi duke përfshirë vaksina të reja, antibiotikë, agjentë kemio terapikë si dhe uljen e rrezikshmërisë me anë të edukimit.

 

SHENDETI I NENES DHE I FEMIJES

 

Kujdesi parandalues per nevojat e vecanta te shendetit te nenes dhe te femijes u zhvillua si ceshtje publike pas Shek XIX.Kujdesi publik lidhur me kushtet e veshtira te grave dhe lindjen e femijes u rrit duke perfshire dhe efektet qe kane ne shendet  varferia, kushtet e veshtira te jeteses dhe higjiena ne pergjithesi, lindjet ne shtepi, mungesa e kujdesit prenatal, dhe kequshqyerja.

Kujdesi parandalues si nje sherbim i ndare nga sherbimet e mjekesise kurative per grate dhe femijet, nisi ne slums te qyteteve industriale ne Francen e shekullit te XIX-te ne formen e stacioneve te qumeshtit.(Gouttes de lait).Nje fshat ne France vendosi nje pagese per mamate , femijet e te cilave arrinin moshen 1 vjec; kjo rezultoi ne nje ulje te vdekshmerise foshnjore nga 300 ne 1000 , ne 200 ne 1000 femije brenda nje viti.Koncepti i shendetit te femijes u shpernda ne pjeset e tjera te Europes dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me zhvillimin e pediatrise si nje specialitet shume i rendesishem ne ushqyerjen e femijeve.Henry koplik ne vitin 1889 dhe Nathan Strauss ne 1893 promovuan disa qendra per te siguruar qumesht te sigurt per grate shtatezana dhe femijet ne zona te qytetit te Nju jorkut me qellim per te luftuar diarrete e veres.misioni i Henry Street u sherbeu zonave te varfera te emigranteve ne zhvillimin e modelit te infermiereve qe kryenin vizita dhe te stacioneve te qumeshtit.Koncepti i stacineve te qumeshtit i kombinuar me vizitat ne shtepi nisi nga Lillian Eald, qe krijoi termin distrik ose infermiere te shendetit publik.Kjo krijoi dhe bazen per kujdesin publik prenatal, postnatal si dhe per kontrollin e shendetit ne shkolle.Organizata e infermireve vizitore (VNAs) gradualisht  u zhvillua ne te gjithe Ameriken per te siguruar sherbime te tilla.Sherbimet e mjekeve ne Shtetet e Bashkuar te Amerikes u siguruan pjeserisht ne pagesa per sherbim, per ata te cilet kishin mundesi te paguanin dhe ne sherbime bamiresie ne spitalet e medha te qyteteteve.Koncepti i sigurimit te kujdesit direkt te atyre qe kane nevoje nga autoritetet lokale dhe nga organizata vullnetare bamiresie, me ndarje per sherbime kurative dhe parandaluese, eshte ende nje model i kujdesit shendetesore ne shume vende edhe ne periudhen e tanishme.

Ne jeruzalem qe nga viti 1902, spitali Shaarei Zedek  mbante lope per te siguruar qumesht te sigurt per femijet dhe grate shtatezana.Ne 1911, dy infermiere te shendetit publik erdhen nga Nju Jorku ne Jeruzalem per te themeluar stacionet e qumeshtit (Tipot Halav, stacionet e pikave te qumeshtit), per grate e varfera shtatezana dhe femijet. Ky model u be dhe metoda standarte ne sigurimin e shendetit te nenes dhe te femijes ne te gjithe Izraelin, duke punuar paralelisht me Fondet e semundjeve(sick funds) te cilat siguronin kujdes mjekesor.Ndarja midis sherbimeve parandaluese dhe mjekuese vazhdoi ne te tashmen, dhe eshte mbeshtetur nga detyrimet e qeverise se Izraelit per te siguruar kujdesin parandalues bazal te te gjitha llojeve te siguracionit ose mundesise per te paguar.

Ne Bashkimin Sovietik, institutet shteterore te planifikimit te shendetit  ne vitin 1918 forcuan kujdesin per shendetin e nenes dhe te femijes, njekohesisht me kontrollin e semundjeve epidemike dhe te transmetueshme.Te gjitha sherbimet kryheshin falas si nje pergjegjesi e shtetit permes nje lidhjeje(neteork) te poliklinikave dhe sherbimesh te tjera,dhe qendra te kujdesit prenatal dhe te femijeve, duke perfshire dhe kontrolle parandaluese, vizita ne shtepi, dhe vaksinime.Vdekshmeria foshnjore ra shume shpejt edhe ne republikat Aziatike te cilat rezultonin me kushte me te veshtira te shendetit.

 


Numri i vizitoreve eshte: 59287 visitors (136710 hits)
Shendeti Publik This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free