Shendeti Publik
Cfare eshte shendeti?
Informacion
Foto Shendeti Publik
Video
Lini komentet tuaja
Postoni dhe ju vete
Forumi SH.P
Materiale
=> Historia e Shendetit Publik
=> Shoqerite prehistorike
=> Bota e lashte
=> Periudha e mesjetes (shek. V - shek. X i e.s)
=> Periudha e mesjetes (shek. XI - shek. XV)
=> Rilindja (1500 - 1750)
=> Ky eshte fundi i botes - Vdekja e zeze
=> Jenner dhe Lija
=> Themelimi i statistikave
Informacione te postuara nga perdoruesit
Shkarkoni
Votoni dhe ju
Kontaktoni admin
Numri i vizitoreve
Links
Ligje
Lajme mbi shendetin
Themelimi i statistikave
 

Themelimi i statistikave

Regjistrimi i lindjeve dhe vdekjeve përbëjnë bazën e demografisë. Epidemiologjia si disiplinë shkencore merr material nga demografia, sociologjia dhe statistikat. Bazat dhe arsyetimit shkencor në këto fusha u shfaqën në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë, me arsyetimin induktiv të formuluar nga Francis Bacon dhe e aplikuar nga Robert Boyle në kimi, Isaac Neeton në fizikë, William Petty në ekonomi dhe John Graunt në demografi. Shkrimet e Bacon frymëzuan një brez të tërë shkencëtarësh në fusha të ndryshme dhe i paraprinë themelimit të Shoqatës Mbretërore.

Në vitin 1722, Pjetri i Madh filloi regjistrimin e lindjeve të meshkujve në Rusi për arsye ushtarake. Në vitin 1755, M.V. Lomonosov udhëhoqi nismat për zhvillimin e demografisë në Rusi. Ai bëri anketime si dhe studime të statistikave të lindjeve, vdekshmërisë foshnjore, cilësisë së shërbimit mjekësor. alkooloizmit dhe shëndetit të punonjësve. Ai ia paraqiti rezultatet e studimit të tij qeverisë; gjë kjo që coi në përmirësimin e kurseve të trajnimit për mjekët dhe mamitë, dhe masat e mbajtjes nën kontroll të epidemive. Lomonosov ndihmoi gjithashtu në fillim nga puna të fakultetit mjekësor në Universitetin e Moskës në vitin 1765.

Daniel Bernoulli, një nga anëtarët e familjes europiane të matematicienëve, ndërtoi tabelat jetësore të bazuara në të dhënat e mbledhura duke treguar kështu se variolimi kundër lisë mundësonte imunitet gjatë gjithë jetës dhe se vaksinimi që në lindje rriste jetëgjatësinë. Menjëherë pas Revolucionit Francez, lulëzuan statistikat shëndetësore në shekullin e nëntëmbëdhjetë me punën e Pierre Louis, i cili konsiderohet si themeluesi i epidemiologjisë moderne. Louis drejtoi një sërë studimesh vëzhguese të rëndësishme, përfshi këtu edhe atë mbi marrjen e gjakut që në atë kohë ishte një terapi e zakonshme; duke treguar se ajo metode s'ishte aspak efikase dhe duke ndihmuar kështu në eleminimin e kësaj praktike të dëmshme. Ndër studentët e tij ishin Marc D'Epigne në Francë, William Farr në Britani si dhe shumë të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët u bënë pionierët e përhapjes së Metodës Numerike në mjekësi.

Statistikat shëndetësore për reformat sociale dhe publike zunë një vend të rëndësishëm në punën e Edwin Chadwick, Lemuel, Shattuck dhe Florence Nightingale. Duke kuptuar rëndësinë kritike të informacionit statistikor të mbledhur me kujdes mbi planifikimin shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve, Edwin Chadwick me punen e tij nxiti legjislacionin duke themeluar Zyrën e Përgjithshme të Regjistrimeve në Britani, në vitin 1836. William Farr u bë drejtori i saj i përgjithshëm dhe e përqendroi vëmendjen e kësaj zyre në Shëndetin publik. Analiza e Farr mbi vdekshmërinë në Liverpul, për shembull, tregoi se më pak se gjysma e të lindurve në këtë qyet i arrinte të gjashtëdhjetat, ndërkohë që në Angli, mosha mesatare e vdekjeve ishte 45 vjec. Si pasojë, Parlamenti aprovoi Ligjin Sanitar të Liverpulit, në vitin 1846, duke krijuar një kod ligjor sanitar, një pozicion të Zyrtarit Mjekësor të Shendetësisë si dhe autoritetet lokale shëndetësore.


Numri i vizitoreve eshte: 36441 visitors (91755 hits)
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=
Shendeti Publik